Ilir Shaqiri është këngëtar, autor këngësh dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova, është veteran i UÇK-së, gjithashtu autor i 619 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike shqiptare. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare. Ka krijuar dhe interpretuar mbi 600 këngë në frymën e muzikës së lehtë dhe popullore, foklorike shqiptare. Është martuar në vitin 1984 dhe ka tre djem. Ka pasion të veçantë pikturën dhe mbledhjen e gjërave antike. Nga viti 1988 është këngëtari më i kërkuar në të gjitha radiot shqiptare kudo ku jetojnë shqiptarët. Këngët e tij janë prezantuar në shumë radio dhe TV të botës. Ai jeton dhe punon në Prishtinë në studion e tij “Iliria”. 

Për vite me rradhë, zëri i tij ka kumbuar fuqishëm në skenën shqiptare, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve dhe duke e çuar në një stad shumë më të lartë këngën shqiptare. Disa këngë të tij si, “Jam Evropë”, “Jam shqiptar”, etj, janë bërë hite dhe kushtrim për Kosovën dhe patriotizmin kosovar. Pothuajse në të gjitha këngët e tij, i këndohet atdhetarisë, patriotizmit, mallit për vendlindjen, si dhe dramës së kurbetit. Ndër këngët që ka më përzemër, është krijimi i parë mbi vargjet e Naim Frashërit, e cila u krijua në një kohë të vështirë për Kosovën. Fjalët e Naimit dhe muzika që krijoi ai mbi këto vargje, hyn thellë në shpirtin e shqiptarëve. Kjo këngë dhe shumë këngë të tjera të tij, kanë shërbyer në edukimin patriotik të kosovarëve.

Jetëshkrimi 

Ilir Shaqiri ka lindur më 6 dhjetor 1960 në Burojë, të Drenicës, Kosovë. 

Mësimet fillore i ka bërë në Turiçec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren e Prishtinë. Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë).

1978 Doli për herë të parë para publikut në “Shtëpinë e Kulturës” Prizren, me këngën “O zambak i Prizrenit”. Që nga ajo kohë, ka krijuar 26 albume me këngë të lehta popullore dhe folklorike. Ka xhiruar tri videokaseta dhe një film televiziv me regjisorin, Isa Qosja.

1985 Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari kanë formuar Ansamblin folklorik “Drenica”, dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. 

1988-1989 Ka mbaruar dy kurse për solokëndim në Tiranë. 
 1994 Mori pjesë në Festivalin e 33-të të Këngës në RTSH me këngën e Naim Gjoshit, “Jam Evropë”. 

1997 Ka realizuar  filmin televiziv “A.D. – Vite të rëndësishme”, me regjisorin Isa Qosja. 

Gjatë vitit 1998 ka mbajtur 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. 

Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UÇK-së, mori pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Albumet & Veprat

1988 “Djem petrita ka rritë Drenica” Albumi i parë

1989 “Luma e kuqe ka lidhë besë”

1989 “Falë të qoftë gjaku Kosovë” 

1990 “Fjalët e Qiririt”

1990 “Plisat udhëtojnë kah dielli”, video-projekti i parë në botën e kulturës shqiptare

1991 “Këngë e rrallë”  album   

1991 “Kthehu”, video-projekt i xhiruar nga RTSH,Tiranë.

1991 “Këtu kam folenë” album  

1993 “Liri” album , audio dhe video-projekt 

1994 “Tingujt e zjarrtë” album  dhe pjesëmarrje në festivalin e këngës në RTSH me këngën e Naim Gjoshit “Jam Evropë”. 

1996 “Ta shoh blerimin në sy”

1997 “AD, Vite të rëndësishme” filmi televiziv, me regjizorin Is Qosja. 

1998 “Këtu shkëlqen plisi” album dhe mbajti 68 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. 

1998 “Ringjallje” 

1999 “Thirrja e shpirtrave” 

1999 “Çlirimtari”

6 mars 1999 merr pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës. 

2000 “Garda e Kosovës”

2001 “Këngët e Përndritjes” 

2002 “Bota e rinisë”

2003 “Kujdes lirinë”

2004 “Dridhe Shkup e Shkodër”

2005 “Lugina e dashurisë” 

2006 “E di një këngë për ty”

 2007 “Pranë diellit”

2008 “100% SHQIP” 

2017  “Zëri i këngëve lapidare” Filmdokumentar autorit Ilir Shaqiri, gazetar si dhe regjia Besart Galica, xhirimet e montazhi të Blerdi Malushit i kushtohet jetës dhe veprës së artistit, Arif Vladi, që nga fëmijëria e deri më sot. Theks të veçantë në këtë projekt zë edhe angazhimi i artistit Arif Vladi që nëpërmjet këngëve patriotike ka kontribuar në lirinë e Kosovës, gjithashtu edhe në mbledhjen e fondeve në botë dhe Evropë, e të cilat iu dedikuan UÇK-së.

Botime

2016 – 2017 Është skenarist i filmit të gjatë artistik “Kangjelet” 

2016 Romanin “Lemza e dheut”, me LSHK, në Prishtinë 

2014 Ka botuar studimin “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës” 

2014 Ka botuar romanin “Tan Temali”, me shtëpinë botuese Toena, në Tiranë

2012 Ka botuar “100 këngë”, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë 

Eshtë autor i shumë krijimeve muzikore për filma dokumentarë dhe teatër

“Herizëm dhe dashuri”, autobiografi nga Gjenerali Kudusi Lama

Vlerësime & Mirënjohje

16 gusht 2017 Në Ungro, kryepeshkopi kontinental i arbëreshëve Mons. Donato Oliverio nderoi me mirënjohje Ilir Shaqirin, për kontributin e pashoq në përbashkimin e arbërorëve përmes krijimtarisë muzikore dhe letrare.

2017 Nga kryetarja e “San Benedicht Ulano”, Ilir Shaqiri u nderua me çmimin “Kalorësi i Skënderbeut”, vlerësim që u bëhet figurave të larta arbërore.

2014 Medalje nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë 

2014 Mirënjohje nga Batalioni i Forcave Speciale të Shqipërisë 

2011 Është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.  “Artist i Merituar” 

2006 “Nderi i Odës Dibrane” 

1999 Mirënjohje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës

1999 Në koncertin ndërkombëtar të Brukselit ai është cilësuar dhe vlerësuar si këngëtari “EMBLEMATIK I BALLKANIT”.

Çmimet

Ka fituar shumë çmime nëpër festivale dhe konkurse të ndryshme. Ndër çmimet mund të veçojmë:

1983 Çmimin e parë të Jurisë dhe Publikut, në festivalin “Rapsodët këndojnë”, i cili u zhvillua në Drenicë, nga juria profesionale. 

1984 Me Shoqërinë Kulturore “Akumulatori” të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, vlerësohet si “Zëri më i mirë”, interpretues i shkëlqyeshëm dhe vokal me ardhmëri të sigurt.

1985 “Interpretimi më i mirë” në festivalin “Theranda 85”.

1992 Në festivalin “Festarb 1992” në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marrë çmimin e parë të publikut me albumin “Këtu kam folenë”.

1994 Ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar “Folkmoot USA 1994” në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. 

1995 Në festivalin “Kënga Shqiptare” në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut,

2000 merr “Çmimin Special” në “Festivalin Ndërkombëtar të Brukselit”.

Burimi:Ilir Shaqiri / Përshtati për ALVA – Manjola Perja