Në Dibër, pranë Qendrës Shëndetësore Selishtë, infermieri Ruzhdi Bruci
duke sfiduar çdo vështirësi të motit ka ecur për dy orë në këmbë mes një acari dhe të ftohti të pazakontë, ku falë gadishmërisë dhe mjekimit sipas parametrave mjekësore, ka shpëtuar nga vdekja një paciente.

Duket si një riardhje reale e personazheve të filmave të dikurshëm, por kësaj rradhe me autorësi konkrete, kur njeriu, më së pari, është human dhe i prirur t’i dalë për zot punës në çdo lloj situate.

Falë punës dhe përkushtimit të infermierit Ruzhdi Bruci pranë Qendrës Shëndetësore Selishtë, ku trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër e gjysmë, u bë e mundur ndërhyrja mjekësore në kohë për një paciente. Pacientes nga momenti në moment i rrezikohej jeta, ku si pasojë e një kafshimi nga qeni gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua rëndë. Infermieri Ruzhdi Bruci duke sfiduar çdo vështirësi të motit ka ecur për dy orë në këmbë mes një acari dhe të ftohti të pazakontë, ku falë gadishmërisë dhe mjekimit sipas parametrave mjekësore, pacientja është jashtë rrezikut për jetën.

“Për këtë sakrificë sublime dua të falenderoj Drejtuesin e Qendrës Shëndetësore Selishtë Dr. Jetmir Tafën dhe Administratorin e njësisë administrative për një bashkëpunim tepër korrekt.” -shprehet
D. R.Sh Dibër Drejtori Hasan Manja!!

Organizata shpreh mirënjohjen për këto sakrifica sublime që mbartin shembuj konkret real të vlerave njerëzore.

Burimi: D.R.Sh Qarku Dibër, Newsbomb – Gjergj Marku /Përshtati për ALVA: V. D.