Në rrugën “Frosina Plaku”, pranë shkollës “Naim Frashëri” ajo që të tërheq vëmendjen është oborri i një ndërtese dy katëshe, i cili bie në sy për larminë e trëndafilave. Përkujdesja e treguar ndaj këtij “kopshti magjik” si dhe stina e pranverës kanë nxjerrur edhe më shumë në pah atë traditë aq të dëshiruar të bukur qytetarie të Tiranës. 

Përkujdesja detajuese nisur që nga “oborri i trëndafilave”, dhe në çdo detaj të tij, nga bari, pemët e ndryshme etj. shpreh ndjenjën e së bukurës nëpërmjet kultivimit të luleve. 

Kjo përshtypje thellohet edhe më shumë nga fakti kur kupton se i përket një institucioni shtetëror. Përgëzime për përkujdesjen e treguar ndaj “oborrit të trëndafilave”, ku çdokush që e sheh mahnitet. Një institucion shtetëror në hijeshinë e trëndafilave, shembull për tu ndjekur nga të gjithë.

Institucioni shtetëror në hijeshinë e trëndafilave
Artikulli paraprak“Të veçantat dhe të përgjithshmet në tipologjinë e shqiptarit” – referati i mbajtur gjatë Kuvendit Ndërkombëtar datë 10-11 maj 2019 nga M. Sc. Manjola Perja Drejtore Ekzekutive e Organizatës ALVA
Artikulli tjetërShtëpia e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare kthehet në muze falë projektit të Bashkisë Tiranë