Gjatë ditëve të nëntorit patëm mundësinë të takonim një ndër shefat tashmë me famë ndërkombëtare, fitues i disa çmimeve dhe shumë shqiptarë i bën krenarë, për më tej është edhe shembull frymëzimi, ai quhet Shef Ravajol Jorgo Hasani. Intervista e zhvilluar me Shef Ravajol ishte sa e veçantë aq edhe me vlerë unike në sinqeritetin që e përshkoi atë. Për më tej mund të lexoni intervistën ekskluzive vetëm për ALVA.
“Shef Ravajol” emri juaj ka ndonjë domethënie Ravajol? – Emri im është italian dhe i veçantë, me një histori shumë të rëndësishme familjare, që nga koha e luftës.
Cila është vlera që ju ia adresoni vetes që ju karakterizon dhe për më tepër edhe ju bën të dalloni nga të tjerët në vendin tuaj të punës? – Vlera është tek shija, besoj që kuzhinierët e rinj kanë mungesë në shije si dhe shumë mungesa të tjera si: informacioni, pasioni, standartet po më shumë te shija.
Kujt ia dedikoni suksesin e arritjeve deri të tanishme në fushën e kulinarisë? Duarve të mia, sakrificës, fokusit, ndjenjave si dhe studimeve.
Referuar intervistave të mëparshme na lind pyetja, përse mendoni se ndërthurja e kuzhinës së perusë dhe asaj japoneze, do t’i sjellë Shqipërisë një përparësi në gastronomi? – Mendoj se tani ka ardhur koha që Shqipëria të kalojë në ujëra më të thella, të zvillohet të kalojë përtej traditave, sepse besoj ka shumë mundësi që të mos kapet vetëm te traditat por të ketë mundësi zhvillimi.
Ju jeni vlerësuar dhe keni marrë shumë çmime si “Luga e Argjendë”, “Kapela e Artë”, “Shefi më i mirë i kuzhinës për vitin 2016” etj. Cili çmim mendon se të ka frymëzuar më shumë? – Çdo çmim është i veçantë, por më shumë ajo i bashkëpunimit me Jamie Oliver më ndryshoi tërë jetën time.
Nëse një i ri do donte të bëhej kuzhinier i mirë, dhe ndjehet i pashpresë, cila do ishte këshilla jote, nisur nga eksperienca që keni? – Këshilla ime është të ketë pasion, dashuri, të bëjë sakrifica, të ketë fokus, por më shumë rëndësi është të mos kopjojë asnjë model suksesi por vetëm ta marë si shembull atë.
Titulli ambasador, mbart shumë vite pune por të qenurit ambasador i Jamie Oliver në Shqipëri, ambasador i Shqipërisë në Qipro në fushën e gastronomisë si dhe së fundmi ambasador Chef i Shqipërisë në botë cfare do të thotë për Chef Ravajoli? – Është një punë me shumë lodhje sakrifica, një punë që filloi para shumë vite në minus 0, është punë që pa skuadrën time, pa njerëzit e mi që punojmë ditë për ditë bashkë nuk do isha këtu pa ata.
E falenderojmë për kohën që na kushtoi dhe i urojmë si staf: SUKSESE TË MËTEJSHME SHEF RAVAJOL!
Intervistoi:Manjola Perja