“Skënderbeu është figura më imediate e sotme më e nevojshme për Shqipërinë, është figura me të cilën shqiptarët duhet ta kenë flamurin kryesor për të hyrë në evropë. është figura që tregon se si shqiptarët janë ndier evropianë nëpër shekuj, sepse edhe kur u pushtuan dhe kur mbetën në një kohë gjysmë anadollakë, prapëseprapë ata nuk e braktisën këtë figurë asnjëherë. Pra nuk e braktisën asnjëherë aspiratën evropiane, dëshirën për të qenë në evropë dhe ky duhet të jetë një argument i ynë. Po ne duhet të kemi argumentet tona. Gjergj Kastrioti është argument i parë.” Ismail Kadare Shkrimtar –  një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.