Falë Zotit nuk kam pasur hall të kërkoj për veten apo familjen time. Për vendlindjen, spitalin e Bulqizës nuk e quajta turp tja kujtoj X’it apo Y’it, mbi të gjitha atyre që më kishin thënë “o Zot sa e dua Bulqizën”, që tani është nevoja për të dhuruar qoftë edhe një shifër simbolike për spitalin e Bulqizës. Aty ku jetojnë njerëzit që kanë nevojë më shumë se çdo vend tjetër nga aksidentet e minierës! 
ME KËTË RAST VREJTA nga ata që hanë turpin me bukë! Nga ata që bëjnë sikur nuk shikojnë! Nga ata që morën nga Bulqiza dhe Bulqizakët SHUMË dhe bënin sikur nuk e dinin. 

Dhe pse të paktë, shikova, ndjeva ose kuptova që ka dhe nga ata që e duan vërtetë vendlindjen-Bulqizën dhe falë tyre me stafin gjerman të fondacionit KETA 4KIDS, Bulqizës hallemadhe deri në muajin tetor do ti vijnë 400 mijë $ mjete medicinale falas nga fondacioni amerikan Projekt Cure. 
Për këtë të fundit i falenderoj dhe shpreh respektin tim për të gjithë ata që kontribuuan (shiko listën), ku veçoj rastin e Dr. gjerman Carsten Buse që bëri 100 km vrap, mblodhi dhe pagoi nga xhepi i tij 4 mijë € si dhe personin që përveç që u rrit në Bulqizë nuk e lidh asgjë tjetër me Bulqizën dhe spitalin e saj (@Gentian Tafciu) i cili nuk jeton dhe nuk do të kthehet më në Bulqizë, (kush e njeh Gentin di ta vlerësoj edhe më shumë xhestin që bëri për Bulqizën).
Extra nuk përmenda emra kush nuk bëri ose bëri turp për arsyen se nuk dua të fus mëri. Por dua tju kujtoj të gjithëve sa do mirë që jeni atje ku jeni, si ju edhe brezat tuaj të ardhshëm do ndihen të huaj. Aq më keq ju që harroni sa vlerë dhe pasuri ju dha ajo Bulqizë. Edhe në Tiranën bujare, nuk mund të quheni Tiransa! Si dhe asgjë nuk mund të merrni në varr! Dikur çdo njeri kërkon të vdes në Vendlindje!
Jam i lumtur që së shpejti spitali i Bulqizës do të ketë të gjitha kushtet dhe mjetet medicinale. Faleminderit Projek Cure dhe Ina Farka.

Burimi:Jonny Ismail Keta