Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, me 27 Shkurt te vitit 1958. Që në fëmijëri ushqen pasion për pikturën. Në moshën 21-vjeçare paraqitet për herë të parë në Ekspoziten Kombëtare në vitin 1979 me peizazhin “Vjeshtë në Manati” përkrah piktorëve më të njohur të vendit. Në vitin 1983 çel edhe ekspozitën e tij të parë vetjake. 
Gjatë viteve 1986-1990 studion në Akademinë e Arteve në Tiranë (Pikturë Monumentale). Mbas përfundimit të Akademisë të Arteve, është pjesëmarrës në ekspozita personale dhe në grup në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në Tiranë. 

Ka hapur Ekspozita Personale jashtë Shqipërisë në Muzeun Municipal, Ceuta (Spanjë), Qendra Kulturore Ataturk, Stamboll (Turqi), Pallati i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë (Zvicër), Galeria “Molo Vanviteliana” në Ankona, Galeria “Guzzini” Rekanati – Ancona (Itali), Galeria “Oficcina della memoria” Fiuggi, Rome, (Itali), Galeria “Arte antiquare” Milano (Itali), Galeria Kombëtare Prishtinë (Kosovë). 
Ekspozita në grup:”Basilica si S. Maria di Collemaggio” Aquila, (Itali), “Pinacoteca dell amministrazione provinciale”, Bari (Itali), Galeria “Exiliza” Ceuta (Spanje), Panairi i Artit Taormina, (Itali), Panairi i Artit Berlin, (Gjermani), “Lotton Gallery” në Çikago, “Eisenhauer Gallery” në Masaçusets, “Good Art Company” në Teksas dhe ”Smith Klein Gallery” ne Kolorado, “Chistopfer Hill” ne Kaliforni (SHBA), Guayang (Kine). Vepra të tij janë pjesë e fondit të koleksionistëve në Europë, Amerikë dhe Azi. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve ka tre vepra. 

2006 – Më datën 6/12/2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoron piktorin Pashk Përvathi me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. 
2010 – Në Tetor të vitit 2010 fiton çmimin “Abdurahim Buza” në pikturë. 
2011 – Është fitues i çmimit “KULT” duke u shpallur nga Akademia “KULT” si “ARTISTI PAMOR I VITIT 2011” për krijimtarinë me të mirë në artet figurative. 
2014 – Me 17 shkurt 2014 shpallet fitues i edicionit te 6-të të çmimit “Gursel Sulejmani” në Ferizaj, Kosovë. 
2016 – Në Vitin 2016 nderohet me “ÇMIMIN SPECIAL” nga Kosova Art, për rezultatet e arritura në “Gara e Artit Global”. 
2016 – Më 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Urdhëri “MJESHTËR I MADH”. 
Është autor i 39, ekspozitave personale në pikturë të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë. Prej vitit 1994 punon si Piktor në profesion të lirë. Sot jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij krijuese në qytetin e Lezhës.

Thethi, 2010

EKSPOZITA PERSONALE 

1983 – Galeria e Artit, Lezhë 
1984 – Galeria e Artit, Lezhë
1986 – Galeria e Artit, Lezhë
1989 – Galeria e Akademisë së Arteve, Tiranë
1991 – Galeria e Artit, Lezhë
1992 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1993 – Art Gallery Milano, Itali 
1994 – Galeria e Artit, Lezhë
1995 – Galeria e Artit, Lezhë / Qendra Kulturore “Ataturk”, Stamboll, Turqi 
1996 – Pallati i Kultures, Laç
1997 – Misioni Paqeruajtës Spanjoll, Shëngjin 
1998 – Galeria TE&GI, Tiranë / Muzeu Municipal, Ceuta, Spanjë
1999 – Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë /  Misioni Paqeruajtës Spanjoll, Durrës 
2002 – Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
2005 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë / Molo Vanviletano, Ancona, Itali 
2006 – Galeria “Rozafa”, Shkodër / “Oficina della memoria”, Fiuggi, Romë / “Guzini” Gallery Recanati, Ancona 
2007 – Art Galeri “KLEDIO”, Tiranë /  Art Gallery “Jozef”, Durrës / Art Galeri “KLEDIO”, Tiranë / Galeria “Rozafa”, Shkoder 
2008 – Pallati i Kulturës Mirditë / Art Galeri “Jozef”, Durrës / Art Galeri “KLEDIO”, Tiranë
2009 – Galeria e Arteve “Guri Madhi”, Korçë / Art Galeri “Kledio”, Tiranë
2010 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë / Art Galeri “KLEDIO”, Tiranë
2011 – Galeria Kombëtare e Arteve Prishtinë / Art Galeri “KLEDIO”, Tiranë
2013 – Art Galeri “KLEDIO”, Tiranë
2014 – Art Galeri “KLEDIO”, Tiranë
2015 – Art Galeri “KLEDIO”, Tiranë

EKSPOZITA NE GRUP 

1977 – Pallati i Kulturës, Tiranë
1979 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1983 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1984 – Gateria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1985 – Pallati i Kulturës, Tiranë
1986 – Unesco, Paris 
1987 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë
1988 – Pallati i Kulturës, Tiranë
1989 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (“Pranvera”) 
1990 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (“Pranvera”) 
1994 – Chiostro delta Basilica di S.Maria di Coltemaggio, L’Aquila, Itali / Pinacoteka dell Amministrazione Provinciale, Bari, Itali 
1995 – Gateria Kombëtare e Arteve, Tiranë (“Onufri”) 
1998 – Koleksion i TE&GI në Frankfurt / Galeria Exiliza Ceuta, Spanjë / Këshilli i Europes, Strasburg 
2000 – Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë (“Nëntori”) 
2001 – Pallati i Kombeve të Bashkuara, Gjenevë, Zvicër / Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë (“Nëntori”) 
/ Galeria “Mall”, Londer, Angli (koleksioni i Galerisë TE&GI) 
2002, 2003, 2004 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (“Nëntori”) 
2006 – Taormina, Sicili, Itali 
2007, 2008 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (“Nëntori”) / Kledio Art Galeri, Tiranë 
2009 – Muzeu Kombëtar, Tiranë (“Nëntori”) / Galeria e Arteve “Guri Madhi”, Korçë 
2010 – Galeria e Arteve Lezhë / Muzeu Kombëtar Tiranë, Ekspozita “Pranverat”, (“Nëntori”) / Galeria e Arteve “Guri Madhi”, Korçë / Qendra kulturore “Dea” Ksamil, Sarandë 
2011 – Muzeu Kombëtar, Tiranë (“Nëntori”) / Galeria e Arteve “Guri Madhi”,Korçë
2012 – Ekspozita të përbashkëta në Prizren, Prishtinë, Gostivar, Vlorë / Muzeu Kombëtar, Tiranë (“Nëntori”) 
2013 – Muzeu Kombëtar Tiranë. Ekspozita “Pranverat”/ Muzeu Kombëtar, Tiranë (“Nëntori”) 
2014 – Ekspozitë e përbashkët me piktor amerikanë në “Lotton Gallery” në Çikago, “Good Art Company” në Masaçusets dhe “Eisenhauer Galery në Teksas” / Shëngjin, ekspozitë e përbashkët me piktorin Gjelosh Gjokaj dhe Agim Salihu / Galerinë e Arteve Vlorë / Muzeun Historik Kombëtar e titulluar “VLORA NE TELAJO” / Galeria FAB, Nëntori. 
2015 – Muzeu Historik Kombëtar, “Plein Air”1 / Ekspozita të përbashkëta në Gjirokastër, Berat, Ulqin, Valbone, Pogradec, Vlorë, Shkodër, San Demtre Corone, Janinë, Bogë, Elbasan, Kosovë, me Institutin e Librit dhe Promocionit. 
2016 – Muzeu Historik Kombëtar, “Plein Air”2

Burimi:http://www.pashkpervathi.com / ALVA – Manjola Perja

Artikulli paraprakDritëro Agolli figura më e shquar e penës shqiptare
Artikulli tjetërAgna Group