Pranë qytetit të Butrintit, ndërsa rruga të çon në skajin më jugor të Shqipërisë, në Konispol, vetëm pak metër larg detit, ndodhet një tjetër kala e njohur me emërtimin Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, në Butrint.Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ndodhet në veri të qytetit në një pozicion gjeografik që ndihmonte nëe mbrojtejen e kalasë. Nga burimet historike, kalaja është vizonuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar etapat e ndërtimit të kësaj perle të rajonit. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me një sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashë Tepelenës.


Kjo kala, u ndërtua për të përballuar rezistencën franceze. Arkitektura e saj nuk është shumë e ndërthurur, gjë që flet për periudhën kur francezët morën në kontroll Korfuzin dhe kërkonin të depërtonin në qytetin e Butrintit si një pasuri e madhe arkeologjike dhe vlerash të tjera.
Aktualisht kalaja ka vetëm një hyrje.
Punim i njëjtë i gurit dhe dora e vetme e ndërtimit flasin për një periudhë të vetme të ndërtimit të kalasë së mësipërme. Të dhënat historike tregojnë se kjo kala është ndërtuar rreth vitit 1807, nën kujdesin e vetë Ali Pashë Tepelenës.

Burimi:Forumivirtual / Përgatiti për ALVA – Vilma Dibra

Artikulli paraprakIsmail Kadare – Laureat i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare
Artikulli tjetërKalaja e Grazhdanit