Latest Posts

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi fitoi për 36 sekonda medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që u mbajt në Tel Aviv të Izraelit


Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Izrael
Medalja e parë për vitin 2019
700 pikë Olimpike për Tokyo 2020
Katër fitore me Ippon
Finalja u fitua për 36 sekonda

Majlinda Kelmendi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2019. Kampionia jonë Olimpike fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që u mbajt në Tel Aviv të Izraelit.

Kelmendi mposhti në finale izraeliten, Gili Cohen, kategoria deri në 52 kilogram. Në përgjithësi, Majlinda shënoi katër fitore dhe të gjitha me ippon. Në luftën e parë mundi gjeorgjianen, Tetiana Levytska Shukvani, në çerekfinale mposhti zviceranen Fabienne Kocher, ndërsa në gjysmëfinale rumunen Andrea Chitu.





Me medaljen e artë ajo shtoi në llogarinë e saj edhe 700 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.


Kelmendi deri më tani ka fituar 26 të arta, 5 medalje të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Burimi:www.informacione.set/ www.zeri.info / Përshtati për ALVA: Manjola Perja

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.