Kultura Shqiptare shkëlqen për së treti herë me radhë në Karnavalin e Kulturave në Berlin Kreuzberg. Para gjysmë milioni shikuesve u prezantuan valle tradicionale, veshje të rajoneve të ndryshme nga trojet shqiptare, muzikë tradicionale dhe moderne. Një mënyrë e mirë për të kontribuar për imazhin e vendit tonë dhe për të krijuar kuriozitet ndaj një kulture të pasur dhe të izoluar.
Stafi organizativ i OASA-së e.V. Berlin falenderon të gjithë donatorët dhe mbështetësit që mundesuan realizimin e pjesëmarrjes.
Falenderime dhe respekte të veçanta u takojnë:
“Albunivers Berlin” nga Berlini,
SHKASH “Xheladin Zeqiri”-Tetovë nga Tetova
Shoqata “RINIA Singen”, Baden-Württemberg,
Dj BeqBeatz
si dhe Tupanxhinjtë – Urimi Tupanxhija dhe Hasan Salihi që performacën e tyre të shkëlqyer e sollën në Berlin.
Artan Selmani to Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history


