Latest Posts

Katedralja “Fjetja e Shën Mërisë” dhe Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri në Berat

Katedralja “Fjetja e Shën Mërisë”, e vetmja kishë që ka rezistuar brenda kompleksit të dikurshëm mitropolit, aty ku ndodhet edhe Muzeu Kombëtar Ikonografik Onufri u ndërtua në vitin 1797. Kjo katedrale qëndron në pikën më të lartë të Kalasë së Beratit. Brenda godinës dy-katëshe të punuar në gur, ikonstasi shfaqet me gjithë dritën e ngjyrat e tij. I krijuar në vitin 1807, ai është një nga realizimet më të mirë të mjeshtrëve të drugdhendjes shqiptarë të shekullit të 19-të. Ikonostasi merr gjithë hapësirën e interierit të katedrales, me 12 ikona mbretërore si edhe 27 ikona të vogla festive. Të gdhendura në dru e të lara në flori, ikonat mbretërore, objekte nderimi dhe adhurimi, janë madhështore. Objekte mjaft të rëndësishëm janë edhe katër ikonat qëndrore, në dy anët e derës mbretërore. Në të majtë të ikonostasit gjenden ikonat e “Jezu Krishti Pantokrator” dhe “Johan Pagëzori” ndërsa në të djathtë ndodhen ikonat e “Shën Mërisë” dhe “Fjetja e Shën Mërisë”.

Pasi kalon përmes ambjentit hyjnor të Kishës, të shfaqet Muzeu Onufri, i cili, i ndërtuar në vitin 1986, lë gjurmën e tij të kuqërremtë tek vizitori. Muzeu mban emrin “Onufri”, për të nderuar kryemjeshtrin e pikturës shqiptare të shekullit të 16-të, i cili ka krijuar një trashëgimi të pasur të krijimtarisë ikonografike. Muzeu Kombëtar Ikonografik përmban një koleksion prej 173 objekteve të përzgjedhura nga fondi i kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe qytetit të Beratit. Ky muze shtrihet brenda sallës qëndrore të kishës, në mjedisin e altarit, si dhe në disa mjedise të tjera në katin të parë dhe të dytë të Katedrales. Në këto salla janë ekspozuar veprat më të mira nga Onufri, Nikolla, i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe Çetirët (Gjergji, Johani, Naumi, Nikolla dhe Gjergji i riu), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Veprat e tyre janë nga më të bukurat, me ngjyrat e ndezura e të florinjta të cilat duken qartazi të frymëzuara nga një fuqi hyjnore.

Burimi: IntoAlbania

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

[tdn_block_newsletter_subscribe title_text="Stay in touch" description="VG8gYmUgdXBkYXRlZCB3aXRoIGFsbCB0aGUgbGF0ZXN0IG5ld3MsIG9mZmVycyBhbmQgc3BlY2lhbCBhbm5vdW5jZW1lbnRzLg==" input_placeholder="Email address" tds_newsletter2-image="5" tds_newsletter2-image_bg_color="#c3ecff" tds_newsletter3-input_bar_display="row" tds_newsletter4-image="6" tds_newsletter4-image_bg_color="#fffbcf" tds_newsletter4-btn_bg_color="#f3b700" tds_newsletter4-check_accent="#f3b700" tds_newsletter5-tdicon="tdc-font-fa tdc-font-fa-envelope-o" tds_newsletter5-btn_bg_color="#000000" tds_newsletter5-btn_bg_color_hover="#4db2ec" tds_newsletter5-check_accent="#000000" tds_newsletter6-input_bar_display="row" tds_newsletter6-btn_bg_color="#da1414" tds_newsletter6-check_accent="#da1414" tds_newsletter7-image="7" tds_newsletter7-btn_bg_color="#1c69ad" tds_newsletter7-check_accent="#1c69ad" tds_newsletter7-f_title_font_size="20" tds_newsletter7-f_title_font_line_height="28px" tds_newsletter8-input_bar_display="row" tds_newsletter8-btn_bg_color="#00649e" tds_newsletter8-btn_bg_color_hover="#21709e" tds_newsletter8-check_accent="#00649e" embedded_form_code="JTNDIS0tJTIwQmVnaW4lMjBNYWlsQ2hpbXAlMjBTaWdudXAlMjBGb3JtJTIwLS0lM0UlMEElMEElM0Nmb3JtJTIwYWN0aW9uJTNEJTIyaHR0cHMlM0ElMkYlMkZ0YWdkaXYudXMxNi5saXN0LW1hbmFnZS5jb20lMkZzdWJzY3JpYmUlMkZwb3N0JTNGdSUzRDZlYmQzMWU5NGNjYzVhZGRkYmZhZGFhNTUlMjZhbXAlM0JpZCUzRGVkODQwMzZmNGMlMjIlMjBtZXRob2QlM0QlMjJwb3N0JTIyJTIwaWQlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMG5hbWUlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMGNsYXNzJTNEJTIydmFsaWRhdGUlMjIlMjB0YXJnZXQlM0QlMjJfYmxhbmslMjIlMjBub3ZhbGlkYXRlJTNFJTNDJTJGZm9ybSUzRSUwQSUwQSUzQyEtLUVuZCUyMG1jX2VtYmVkX3NpZ251cC0tJTNF" descr_space="eyJhbGwiOiIxNSIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE1In0=" tds_newsletter="tds_newsletter3" tds_newsletter3-all_border_width="0" btn_text="Sign up" tds_newsletter3-btn_bg_color="#ea1717" tds_newsletter3-btn_bg_color_hover="#000000" tds_newsletter3-btn_border_size="0" tdc_css="eyJhbGwiOnsibWFyZ2luLWJvdHRvbSI6IjAiLCJiYWNrZ3JvdW5kLWNvbG9yIjoiI2E3ZTBlNSIsImRpc3BsYXkiOiIifSwicG9ydHJhaXQiOnsiZGlzcGxheSI6IiJ9LCJwb3J0cmFpdF9tYXhfd2lkdGgiOjEwMTgsInBvcnRyYWl0X21pbl93aWR0aCI6NzY4fQ==" tds_newsletter3-input_border_size="0" tds_newsletter3-f_title_font_family="445" tds_newsletter3-f_title_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_descr_font_family="394" tds_newsletter3-f_descr_font_size="eyJhbGwiOiIxMiIsInBvcnRyYWl0IjoiMTEifQ==" tds_newsletter3-f_descr_font_line_height="eyJhbGwiOiIxLjYiLCJwb3J0cmFpdCI6IjEuNCJ9" tds_newsletter3-title_color="#000000" tds_newsletter3-description_color="#000000" tds_newsletter3-f_title_font_weight="600" tds_newsletter3-f_title_font_size="eyJhbGwiOiIyMCIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE4IiwicG9ydHJhaXQiOiIxNiJ9" tds_newsletter3-f_input_font_family="394" tds_newsletter3-f_btn_font_family="" tds_newsletter3-f_btn_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_title_font_line_height="1" title_space="eyJsYW5kc2NhcGUiOiIxMCJ9"]