Këngëtari dha kantautori i talentuar shqiptar Ermal Meta arriti të marrë çmimin më të madh të muzikës italiane duke fituar vendin e parë në “Sanremo 2018”. 

Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri etj. Gjithashtu, ai ka shkruar dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv “Braccialetti rossi”. 

Këngëtari gjithmonë e ka përmendur origjinën e tij shqiptare.  Ashtu siç edhe shprehet në intervistat e tij: “Ermal është një emër shumë i përhapur në Shqipëri, vendin tim të lindjes. Kultura shqiptare me emra të bukur e plot kuptime. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, për vendin dhe për njerëzit që jetojnë atje. Erdha në Itali para 20 vitesh me një traget normal, bashkë me vëllain, motrën dhe nënën. Jo me gomone, siç kanë shkruar për mua. Linda dhe u rrita në Fier, në një nga vendet më të bukura të tokës së Shqiponjave. Në Shqipëri kam qenë 5 vite më parë dhe jam ende i dashuruar me të. Kur më pyesnin në intervista se si ishte fëmijëria ime, iu përgjigjesha thjesht; “E bukur”. Por e vërteta është se shumë gjëra që i takojnë atyre viteve, i mbaj brenda, por i kujtoj nga shenjat që kam ende në trup. Unë e kam lënë në Shqipëri një periudhë të vështirë (gjatë prishjes së sistemit komunist, pas një dekadë të gjatë të atij regjimi) kur njerëzit me ide, kulturë dhe dëshira për të bërë art nuk mund të rebeloheshin. Por isha fëmijë dhe nuk e kuptoja se çfarë ndodhte. Dëshira për muzikën është e hershme, që kur isha 4 ose 5 vjeç. Vij nga një familje muzikantësh. Mamaja ime është një violiniste dhe ajo më merrte shpesh në koncertet e saj. Isha i mahitur nga bota e saj. Pianoja për mua ishte si një lojë me çelësa, një lodër e jashtëzakonshme. Shtypja tastet dhe “çmendesha” nga krenaria. 

JETËSHKRIMI

Kantautori shqiptar lindi në Fier më 20 prill 1981 dhe emigroi në Itali në moshën 13-vjeçare duke shkuar fillimisht në Bari, ku jetoi edhe 20 vite, më pas u transferua në Milano. Megjithëse karriera e tij nisi në një vend si Bari, ajo ishte e destinuar të shkonte larg.

Ai filloi të luajë në moshën 16 vjeç dhe ishte pjesë e grupeve të ndryshme para se të bashkohej me “Ameba 4” si kitarist.

2006 Ai e preku për herë të parë me grupin “Ameba 4” si kitarist “Sanremo 2006” , në kategorinë për të rinj, me këngën “Rido… forse mi sbaglio”. Kënga më vonë u përfshi në albumin e tyre të vetëm, të titulluar “Ameba 4” dhe prodhuar nga Sugar Music e Caterina Caselli. Pak pasi grupi shkrihet.

2007 Meta themeloi grupin e tij “La Fame di Camilla”, me të cilin ai krijoi në studio tri albumet:  “La Fame di Camilla” (2009)  “Buio e luce” (2010) dhe” L’attesa” (2012). Që nga fillimi, grupi ka qenë protagonist i një aktiviteti intensiv që i ka çuar ata të performojnë në ngjarjet kombëtare, siç është Festivali “Sanremo 2010”, duke u paraqitur në kategorinë e të rinjve me këngën “Dark and Light” e Festivali “Heineken Jammin” duke luajtur me skeptikët “Stereophonics”, “The Cranberries” dhe “Aerosmith”.

10 Shtator 2008 Publikon videoklipin “Në Dorën Tënde”. 

25 Maj 2009 Publikon videoklipin “Storia Di Una Favola”, në bashkëpunim me “La Fame Di Camilla”. 

2009 Meta formoi një tjetër grup, “La Fame di Camilla”, me të cilët realizoi tre albume.

2010 Mori pjesë përsëri në Sanremo në kategorinë e artistëve të rinj, me grupin “La Fame di Camilla”

2012 Në rastin e Festivalit të Këngës Italiane “Sanremo 2012”, këngëtarja Annalisa prezantoi klipin “Scintille” dhe “Non so ballare”, kjo e fundit e shkruar nga Meta.

Në kursin e 2013, Meta së bashku me Niccolò Agliardi ka shkruar “Non mi interessa” për Patty Pravo, me të cilën ka realizuar një duet. Në të njëjtën vit ka kompozuar klipin “Pronto a correre”, “20 cigare” dhe “Natale senza regali” për Marco Mengoni, pjesë e këtij albumi është “Pronto a correre”.

22 tetor 2014 Publikon videoklipin “Lettera A Mio Padre”.

Fillimi i vitit 2014 realizon klipin “Tutto si muove”, e cila është kolonë zanore e serialit televiziv “Braccialetti rossi”.

22 tetor 2014 shfaqet në radio kënga “Lettera a mio padre”. Në të njëjtin vit realizon duetin me Niccolò Agliardi këngën “Volevo perdonarti”, pjesë gjithashtu kjo e “Braccialetti rossi”.

2015 Meta merrj pjesë në “Sanremo Giovani 2015” me këngën “Odio le favole”. Këngë e cila pozicionohet e 66 në klasifikimin e këngëve më të shitura në Itali. Pas shpërbërjes së grupit, Meta ndërmori veprimtarinë e autorit, i cili gjatë viteve e ka bërë atë të shkruajë këngë për shumë këngëtarë italianë si Emma, Francesco Renga, Patty Pravo, Chiara, Marco Mengoni, Francesca Michielin, Francesco Sarcina, Giusy Ferreri, Lorenzo Fragola si dhw ka redaktuar disa këngëve për Negrita, Renga dhe Sarcina.

Në vitin 2015 shkroi për Lorenzo Fragola tekstet e dy këngëve të marra nga albumi i vitit 1995, “La nostra vita è oggi e Resta dove sei”, pastaj mori pjesë si producent së bashku me Fabrizio Ferraguzzo dhe Roberto Cardelli për realizimin e albumit të dytë të solistit Francesco Sarcina “Le Vibrazioni Femmina”, në të cilën janë të pranishme këngët “Un miracolo” (e shkruar me Antonio Filippelli), “L’omonimo Femmina” (e shkruar bashkë me Sarcina) “Ossigeno” dhe “Benvenuta nel mondo”, tekstet e të cilëve janë shkruar nga Meta. Në të njëjtin vit shkroi këngët “Occhi profondi ” e “Arriverà l’amore” dhe për Emma Marrone.

5 Shkurt 2016 Publikon albumin e parë rë quajtur “Umano” e “he ha debuttato alla 45° posizione degli album più venduti in Italia.  

8 Shkurt 2016 Publikon videoklipin “Odio Le Favole”. 

Pas grupeve debutimet e tij solo fillojnë me “Umano” dhe “Vietato Morire”.

Në fund të vitit 2014 nënshkroi së bashku me Gianni Pollexin e “Straordinario di Chiara”, e paraqitur nga ky i fundit në Festivalin “Sanremo 2015”; gjithmonë në të njëjtën periudhë kthehet për të bashkëpunuar me Marco Mengoni për shkrimin e këngëve Invincible (shkruar me Matteo Buzzanca), “La neve prima che cada” dhe “Io ti aspetto” të (shkruar me Dario Faini) të përfshira në albumin e 2015 nga Mengoni “Parole in circolo”.

2016 Publikon albumin “Umano”. 

7 Shkurt 2017 Publikon videoklipin “Vietato Morire”. 

Ermal Meta është gjithashtu fitues I cmimit të kritikës Mia Martini.

14 Qershor 2017 Publikon videoklipin “Ragazza Paradiso”. 

14 Shtator 2017 Publikon videoklipin “Voodoo Love”, në bashkëpunim me Jarabe de Palo. 
2017 Konkurroi për herë të tretë në “Sanremo 2017”, por për herë të parë si solist. Kënga e tij “Vietato Morire” – “E ndaluar të vdesësh” u konsiderua si një nga krijimet me tekstin që përcillte mesazhin më të fortë në këtë festival ku ai u shpall fituese e çmimi të tretë. Kantautori ka një histori me temat e ndjeshme që trajton në këngët e veta,  ai erdhi me një dedikim kundër dhunës. 

9 Nëntor 2017 Publikon videoklipin “Piccola Anima”, në bashkëpunim me Elisa. 

Në vitin 2017 Publikon albumin “Vietato Morire”. 
10 Shkurt 2018 Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston në edicionin e 68 të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali “Sanremo 2018” në duetin me Fabrizio Moro “Non mi avete fatto niente” – “Nuk më keni bërë asgjë”. Dueti i tij me Fabrizio Moro u rendit i pari pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut. Kënga nuk i shpëtoi polemikave, u pezullua fillimisht pas akuzave se ishte e vjedhur. Pas 36 orësh drejtuesit e festivalit e kthyen këngën në garë dhe ajo arriti të triumfojë. Ermal Meta e Fabrizio Moro do të prezantojnë Italinë në Eurovizion Song Contest 2018 në Lisbonë të Portugalisë.

“Muzika arrin aty ku fjalët nuk depërtojnë”, thanë Meta e Moro duke përcjellur mesazhin e rëndësishëm kundër terrorizmit. “Unë shkruaj atë që ndiej të shkruaj. Është një instikt i brendshëm dhe e rëndësishme është të bësh gjërat me transparencë” është shprehur Meta.

NUK MË KENI BËRË ASGJË

 

Në Kajro nuk e dinë se sa është ora tani

dielli mbi Rambla sot nuk është i njëjtë.

Në Francë ka një koncert

njerëzit po zbaviten

dikush këndon fort

dikush bërtet për vdekje.

Në Londër bie shi gjithmonë por sot s’bën keq

qielli nuk bën zbritje as edhe në një varrim.

Në Nicë deti është i kuq nga zjarret dhe turpi

të njerëzve mbi asfalt dhe gjakut në kanalizime.

Dhe këtë trup të madh që ne e quajmë Tokë

plagosur në organet e tij nga Azia deri në Angli

galaktika njerëzish të shpërndarë në hapësirë

por ajo më e rëndësishmja është hapësira e një përqafimi,

të nënave pa fëmijë, të fëmijëve pa baballarë

të fytyrave të ndriçuara si mure pa piktura

minuta të heshtjes të thyer nga një zë.

NUK MË KENI BËRË ASGJË

NUK MË KENI BËRË ASGJË

Nuk më keni hequr asgjë.

Kjo është jeta ime që ecën përpara

përtej çdo gjëje, përtej njerëzve

NUK MË KENI BËRË ASGJË

Nuk keni pasur asgjë

Sepse gjithçka shkon përtej luftërave tuaja të kota

ka nga ata që bëjnë kryq

dhe dikush lutet mbi qilima

kishat dhe xhamitë

imami dhe të gjithë priftërinjtë

hyrjet e ndara të së njëjtës shtëpi

miliarda njerëz që shpresojnë në diçka

krahë pa duar

fytyra pa emra

le të shkëmbejmë lëkurën

pasi ne jemi njerëz.

Sepse jeta jonë nuk është një pikëpamje

e nuk ka bombë pacifiste.

NUK MË KENI BËRË ASGJË

Nuk më keni hequr asgjë

Kjo është jeta ime që ec përpara

Përtej çdo gjëje, përtej njerëzve

NUK MË KENI BËRË ASGJË

Nuk keni pasur asgjë

Sepse gjithçka shkon përtej luftërave tuaja të kota

luftërave tuaja të kota.

Do të bien rrokaqiejt

dhe metrotë

muret e konfliktit të ngritura për bukën

por kundër çdo terrori që pengon ecjen

bota ngrihet përsëri

me buzëqeshjen e një fëmije

me buzëqeshjen e një fëmije

me buzëqeshjen e një fëmije.

NUK MË KENI BËRË ASGJË

Nuk keni pasur asgjë

sepse gjithçka shkon përtej luftërave tuaja të kota

NUK MË KENI BËRË ASGJË

Luftërat tuaja të kota

NUK MË KENI HEQUR ASGJË

Luftërat tuaja të kota

NUK MË KENI BËRË ASGJË

Luftërat tuaja të kota

NUK KENI PASUR ASGJË

Luftërat tuaja të kota

Jam i vetëdijshëm se çdo gjë nuk kthehet më

lumturia fluturonte

siç fluturon larg një flluskë.

Burimi: http://top-channel.tv/https://sq.albanianews.it nga Gino Luka /www.teksteshqip.com/Ermal Meta/ Përshtati për ALVA: Manjola Perja