Falë suksesit të saj të jashtëzakonshëm më 2018, Lipa është e nominuar në kategorinë për Artisten më të mirë të re dhe Vallëzimin më të mirë, në “Grammy”.

Me anë të disa reklamave në sheshin kryesor të New York, Spotify kanë prezantuar Dua Lipën edhe në Amerikë. Dua madje bën që në Times Square të përmendet edhe Kosova, në reklamën ku tregojnë se si sukseset e Duas kanë shkuar nga Kosova deri te Grammy.

“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në reklamat e hapësirës më të njohur në botë.

Më tutje, në afishen tjetër është lajmëruar edhe kënga më e re e Duas, ‘Swan Song’ që është këngë zyrtare e filmit ‘Alita: Battle Angel’ dhe që është publikuar pak ditë më parë.

Burimi:www.KultPlus.com /www.gazetametro.net