Kisha e Labovës së Kryqit është njëri nga monumentet më interesante në Shqipëri që i kushtohet Shën Marisë. Kisha e Labovës së Kryqit është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur përmbante një relike të shenjtë që besohej se ishte pjesë e kryqit të vërtetë të Krishtit. Ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qëndrore, me navën dhe aislet e ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit. Hyrja kryesore në kishë është përmes një narteksi të mëvonshëm. Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendshme. Kisha, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse në themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565 e.j.

Kisha e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit Gjirokaster/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Burimi:internet/ Përshtati për ALVA: J. H.