Kolosi i letërsisë shqiptare, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, mbush sot 84-vjeç. Ai ka lindur më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’. Po kështu ai është vlerësuar si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj evropianë të shekullit XX dhe përveç kësaj, si një zë universal kundër totalitarizmit.

Si për habi 84 vite ikën po vargjet:

Ca pika shiu ranë mbi qelq

Për ty unë befas ndjeva mall

Jetojmë të dy në një qytet

Dhe rrallë shihemi sa rrallë …

Mbeten të paharrueshme e shumë, shumë vepra të tjera.

Edhe 100 Mjeshtër!