Kompania “Makalb Kompani”

0
735

Kompania “Makalb Kompani”, gjendet në afërsi të fshatit Grupçin. Ofron të gjitha shërbimet për të cilat konsumatorë e bashkëpunëtorë, janë të interesuar dhe kanë nevojë. Si objektiv kryesor kompania ka pasur sigurimin e vlerave përmes ndryshimeve duke shfrytëzuar dhe konsultuar përvojat dhe praktikat më të avancuara nëpër etapa të ndryshme të zhvillimit. Kjo kompani ecën me kohën dhe i qëndron besnik kohës, me të vetmin qëllim që klienti të mos pësojë, por me punën dhe vizionin e kompanisë të prosperojë.
Kjo është synuar për tu arritur me përgjegjësinë individuale e kolektive duke i kushtuar rëndësi mësimeve dhe vazhdimisht duke sfiduar në tejkalimin e metodave të vjetruara të punës ku janë pësuar punëtorët, bashkëpunëtorët dhe klientët. Veprimtaria e menagjmentit të tyre ka ecur përpara me metodat më bashkëkohore. Ky menagjment përbëhet nga grupe profesionale në projektim dhe ndërtim. Veprimtaria e tyre është e përqëndruar në zgjedhjet bashkëkohore të projekteve dhe gjithmonë i ka tejkaluar dëshirat dhe ëndërrimet e klientit.
Suksesi i kompanisë “Makalb kompani” varet nga përgjegjësia profesionale e punëtorëve të kompanisë. Ata qëndrojnë në krye të përgjegjësive duke vepruar në interesin e rritjes së kualitetit të biznesit me fokusim të përhershëm në ruajtjen e interesit të klientit.
Kompania “Makalb kompani”, me qëllim që t’u qëndrojë besnik kërkesave të klientëve, i ka kushtuar rëndësi të madhe furnizimit dhe pajisjes së kompanisë me makinat më bashkëkohore dhe prestigjioze. Në këtë drejtim, me qëllim të përmirësimit të nivelit të shërbimit, kjo ka bërë investime dhe me to e ka përmirësuar shumë ambientin e veprimtarisë së vet në të gjitha fushat.
Kompania “Makalb kompani”, në krye me pronarin përkatësisht drejtuesin dhe vizionarin shembullor Ing. Shefki Aliti dhe bashkëpuntorët e tij profesionalist, objektiv kryesor kanë suksesin e klientit nëpërmes Kompanisë, tek e fundit ky qëllim mbetet ndër objektivat kryesore të Kompanisë.

Burimi:www.makaljb.com.mk/ Përshtati për ALVA M. P.