Shefki Aliti ka lindur në vitin 1941 në Tetovë. Ka studiuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup. Ai njihet në Maqedoni si një ndër projektuesit dhe inxhinierët më të njohur të rrugëve. Nga mendja e tij kanë dalë projekte ambicioze, me peshë të madhe kombëtare, disa drejt realizimit e disa ende në sirtare. Është themelues i firmës “Makalb Kompani”. Kompani eksport-import, për prodhime inxhinierike dhe shërbime tregtie. 
Në mesin e këtyre projekteve është propozimi për një tramvaj në Pollog aty ku janë fokusuar mbi 34 % e shqiptarëve të Maqedonisë. Ai gjithashtu ka propozuar dhe ndërtimin e rrugës së vjetër që lidh Kosovën me Maqedoninë, e që më së fundmi ka arritur t’i bindë autoritetet e vendit që ta pranojnë këtë projekt. Por më e rëndësishmja është projektimi prej tij i një tjetër variant të rrugës së Arbrit. Me këtë projekt duan ta lidhin Dibrën me Kërçovën e jo Tiranën me Shkupin. Pra, qëllimi bazë është që nëpërmjet rrugës së Arbrit sa më shpejt të arrijmë në Tiranë. Rruga kryesore që ka pasur hotele ose bujtina ka qenë funksionale deri në vitin 1950 dhe që prej atëhere është ende e mbyllur. 

Kompania “Makalb Kompani”, gjendet në afërsi të fshatit Grupçin. Ofron të gjitha shërbimet për të cilat konsumatorë e bashkëpunëtorë, janë të interesuar dhe kanë nevojë. Si objektiv kryesor kompania ka pasur sigurimin e vlerave përmes ndryshimeve duke shfrytëzuar dhe konsultuar përvojat dhe praktikat më të avancuara nëpër etapa të ndryshme të zhvillimit. Kjo kompani ecën me kohën dhe i qëndron besnik kohës, me të vetmin qëllim që klienti të mos pësojë, por me punën dhe vizionin e kompanisë të prosperojë.
Kjo është synuar për tu arritur me përgjegjësinë individuale e kolektive duke i kushtuar rëndësi mësimeve dhe vazhdimisht duke sfiduar në tejkalimin e metodave të vjetruara të punës ku janë pësuar punëtorët, bashkëpunëtorët dhe klientët. Veprimtaria e menagjmentit të tyre ka ecur përpara me metodat më bashkëkohore. Ky menagjment përbëhet nga grupe profesionale në projektim dhe ndërtim. Veprimtaria e tyre është e përqëndruar në zgjedhjet bashkëkohore të projekteve dhe gjithmonë i ka tejkaluar dëshirat dhe ëndërrimet e klientit.
Suksesi i kompanisë “Makalb kompani” varet nga përgjegjësia profesionale e punëtorëve të kompanisë. Ata qëndrojnë në krye të përgjegjësive duke vepruar në interesin e rritjes së kualitetit të biznesit me fokusim të përhershëm në ruajtjen e interesit të klientit.
Kompania “Makalb kompani”, me qëllim që t’u qëndrojë besnik kërkesave të klientëve, i ka kushtuar rëndësi të madhe furnizimit dhe pajisjes së kompanisë me makinat më bashkëkohore dhe prestigjioze. Në këtë drejtim, me qëllim të përmirësimit të nivelit të shërbimit, kjo ka bërë investime dhe me to e ka përmirësuar shumë ambientin e veprimtarisë së vet në të gjitha fushat.
Kompania “Makalb Kompani”, në krye me pronarin përkatësisht drejtuesin dhe vizionarin shembullor Ing. Shefki Aliti dhe bashkëpuntorët e tij profesionalist, objektiv kryesor kanë suksesin e klientit nëpërmes Kompanisë, tek e fundit ky qëllim mbetet ndër objektivat kryesore të Kompanisë.

Burimi:www.makaljb.com.mk/ Memedali Jusufi / Përshtati për ALVA M. P.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu