Shefqet H. Hoxha njihet për punën e tij si kompozitor por edhe si poet i vyer. Vepra të krijuara përgjatë jetës së tij i ka përmbledhur në një libër që e titulloi “Tingujt e zemrës sime”. Vepra e Hoxhës u vlerësua lartë nga folësit në ditën e promovimit. Duke e vecuar secilin kapitull muzikologu, njëkohësisht recesenti i librit Kushtrim Jakupi tha se kanë rëndësi për kulturën muzikore të vendit.

Koreografi i njohur shqiptar Skënder Haklaj ka krijuar koreografi bazuar në veprat e Shefqet Hoxhës. Ai foli në promovim të kësaj vepre duke i përzgjedhur fjalët më të vecanta.

Profesori Hoxha ka arritur të dallohet si kompozitor për fëmijë e të rritur, kryesisht i këngës patriotike dhe asaj lozonjare. Ai i ka kushtuar këngë edhe dashurisë, por poeti Isa Kashi e shquan poezinë e Hoxhës si poet.

Autori pati shumë falenderime për familjen që i dhanë motivim dhe inspirim, si dhe për bashkëpunëtorët që kanë kaluar shumë kohë së bashku. Ata të cilët e duan artin dhe muzikën do kenë qka të mësojnë nga ky libër. 

Në libër janë përfshirë:
24 melodi për fëmijë
18 melodi të lehta Zambaku i Prizrenit
46 këngë popullore
41 valle popullore
5 këngë për solo zë e piano dhe
2 këngë korale 
(302faqe)

Librin nga dita e hënë mund të gjendet në librarinë në ndërtesën e Institutit Albanologjik “TOENA”.

Burimi:Shefqet Hoxha/ RTV21 / Përshtati për ALVA: J. H.