Gazetaria, është një profesion i lajmit, pra merret me gjetjen dhe shpërndarjen e informacionit për një audiencë të caktuar, dhe në fakt është audienca ajo që të beson ose jo të bësh punën e gazetarit. Mënyra se si e bën ti lajmin dhe se si komunikon, të bën më pak ose më shumë të pranueshëm për njerëzit. Ai ka ditur të gjej mënyrën për të komunikuar me audiencën, që në këtë rast është kryesisht komuniteti shqiptar i Amerikës, pra t’iu gjendej atyre në vendin dhe në kohën e duhur me lajmin, duke ia bërë të njohura arritjet e tyre edhe publikut në Shqipëri, Kosovë, dhe kudo në viset shqiptare.

Natyrisht, lajmi, informacioni, komenti ose analiza jo gjithmonë i kënaq të gjithë, por, për të mjafton të jetë korrekt dhe profesional në raportimin e lajmit, në pasqyrimin e ngjarjeve. Për këtë e ka ndihmuar shumë gjatë këtyre dy dekadave edhe vetë komuniteti shqiptar në SHBA, i cili është rritur mjaft në numër. E ka ndihmuar edhe teknologjia e re dixhitale, sepse tani e ka të lehtë t’i publikoj lajmet e tij në internet, Facebook dhe Twitter. Kjo e ka ndihmuar të bëj më shumë miq, dhe të jetë më i afërt me të gjithë komunitetin shqiptarë në Amerikë.

Gazetari i nderuar Beqir Sina ka lindur në një kamp internimi në Savër të Lushnjes dhe në përndjekje kaloi 32 vjet. Kur ndryshoi sistemi ai, nëna, bashkëshortja dhe dy fëmijët, shkuan dhe jetuan në Nju Jork, SHBA. Babai i tij, Rasim Sina që kishte lënë familjen në Shqipëri, ishte angazhuar herët në aktivitete patriotike së bashku me shqiptarë të tjerë duke luftuar për Kosovën, për trojet etnike si dhe duke ndihmuar në rrëzimin e sistemit komunist. Jetën e nisi me ikjen në SHBA ku studioi gazetari, në kolegjin New York Tech në Brooklyn për Kompjuter dhe Gazetari – “Journalist and computer”, si dhe është trajnuar për fotoreporter në “Freelance Photoreporter at Freelance”, NYC, 2003.

U bë një gazetar i njohur dhe sot raporton nga SHBA, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Është shembulli i një gazetari që nuk mbyllet në redaksi por gjendet gjithmonë në terren mes shqiptarëve dhe për shqiptarët. Është kritik për zhvillimin e ngadaltë të Shqipërisë. Ai ishte gjithashtu ndër gazetarët që do të raportonte nga Shtëpia e Bardhë zyrtarizimin e presidentit Trump. Për historinë e jetës dhe familjes së tij pritet së shpejti të ketë një film hollivudian, pse jo edhe një libër.  

Beqir Sina ndër gazetarët dhe veprimtarët e shquar të komunitetit në SHBA, ka bërë që me shkrimet e tij të informojë pothuajse të gjithë publikun tonë për aktivitetet e diasporës shqiptare në Amerikë. 

I nderuar z. Sina, ju jeni ndër gazetarët më të njohur dhe më të dashur të komunitetit shqiptar në Amerikë. Çfarë do të thotë ky  fakt per ju? Gazetaria, është një profesion i lajmit, pra merret me gjetjen dhe shpërndarjen e informacionit për një audiencë të caktuar, dhe në fakt është audienca ajo që të beson ose jo të bësh punën e gazetarit. Mënyra se si e bën ti lajmin dhe se si komunikon, të bën më pak ose më shumë të pranueshëm për njerëzit. Besoj se kam ditur të gjej mënyrën time për të komunikuar me audiencën, që në këtë rast është kryesisht Komuniteti Shqiptar i Amerikës, pra t’u gjendem atyre në vendin dhe në kohën e duhur me lajmin, duke ia bërë të njohura arritjet e tyre edhe publikut në Shqipëri, Kosovë, dhe kudo në viset shqiptare.

Natyrisht, lajmi, informacioni, komenti ose analiza jo gjithmonë i kënaq të gjithë, por, për mua mjafton të jem korrekt dhe profesional në raportimin e lajmit, në pasqyrimin e ngjarjeve. Për këtë më ka ndihmuar shumë gjatë këtyre dy dekadave edhe vetë komuniteti shqiptar në SHBA, i cili është rritur mjaft në numër. Më ka ndihmuar edhe teknologjia e re dixhitale, sepse tani e kam të lehtë t’i publikoj lajmet e mia në internet, Facebook dhe Twitter. Kjo më ka ndihmuar të bëj më shumë miq, dhe të jem më i afërt me të gjithë komunitetin shqiptarë në Amerikë.

Një arsye për lexueshmërinë e madhe të lajmeve që unë publikoj mund të jetë edhe fakti se unë bazohem në informata të verifikueshme, të mbledhura nga burime të pavarura dhe të besueshme të mediave amerikane, të cilat u përmbahen standardeve më të larta të gazetarisë në botë. Kjo më shërben të qëndroj afër komunitetit shqiptar në Amerikë dhe të lexohem prej tij, por edhe tek lexuesit e mi jo të paktë në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, duke i “furnizuar” ata çdo ditë me lajme dhe informacione nga komuniteti ynë.

Këtu do të theksoja se disa qeveri të majta e të djathta, demokratike apo socialiste, në Shqipëri, e Kosovë, kanë ndrruar vend gjatë këtyre 24 vjetëve që unë punoj si gazetar. Edhe në SHBA në krye të pushtetit kan ardhur republikanë e demokratë. E megjithatë, unë jam ai që aty ku e fillova gazetarinë, aty jam edhe sot – me bindjet dhe qëndrimet e mia. E vetmja gjë që ka ndryshuar tek unë, është rritja e nivelit si gazetar, e thënë më shqip “duke punuar dhe mësuar”.

Ju pyetët se çfarë do të thotë ky fakt për mua. Për mua është nder, por kjo më bën më të përgjegjshëm dhe më kërkues ndaj vetes dhe lajmit, në kuptimin që të mos lejoj kurrë të më përdorë dikush nga media – gazetë ose radio televizion, të mos e përdorë lajmin ose informacionin tim për interesa partiake, politike apo personale. Unë nuk ndryshoj sipas interesave partiake, apo politikëbërse të kohës, as kundrejt parasë. Kurrë nuk joshem që sipas këtyre interesave të ndryshoj lajmin ose informacionin tim, ose që mediat ta shtrëmbërojnë atë. Sepse është shumë e vështirë të bësh emër në gazetari apo gjetkë, por është edhe më vështirë ta mbash atë emër.

Kam bashkëpunuar dhe vazhdoj me agjencinë e lajmeve në gjuhën shqip Illyria “News Agency” dhe me disa portale e gazeta në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës e në diasporë. Jam gazetar në tv “Albanian Culture” në News York dhe korrespondent me Albatvusa në Detroit. Kam shkruar mbi 3 mijë shkrime dhe disa intervista. Puna ka bërë që gjatë viteve të fotografoj senatorë, kongresmenë, përfaqësues të administratës, presidentë, zv. presidentë, sekretarë të shtetit amerikan deri tek i fundit Donald Trump.   

Beqir Sina ndër gazetarët dhe veprimtarët e shquar të komunitetit në SHBA, ka bërë që me shkrimet e tij të informojë pothuajse të gjithë publikun tone për aktivitetet e diasporës shqiptarë në Amerikë. 

Me shkrimet që bëni për komunitetin shqiptar ia keni arritur të informoni anekënd botës shqiptarët. Sa është e vështirë kjo për ju? Nuk është e lehtë. Ashtu siç mund të thuhet për gazetarët e tjerë. Sepse roli i gazetarit, së bashku me atë të medias jo vetëm në komunitetin shqiptar, këtu në SHBA, por edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, sot, fatkeqësisht, përballet me vështirësi, duke filluar nga ajo që është primarja, për çdo njërin nga ne – paga, jetesa. Pra, ajo që është stimuluese në punën tonë të përditëshme. Gazetarë si unë dhe shumë gazetarë të tjerë, në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare dhe diasporë, megjithëse u duhet të punojnë shumë, paguhen keq, ose fare pak, madje në të shumtën e rasteve nuk paguhen fare. Por, edhe sikur të mos ishte kjo që përmenda, unë dhe të tjerë gazetarë shqiptarë apo media kemi shumë vështërsi të tjera, edhe të anës politike dhe pronësisë së mjeteve të informimit, konkurrenca jo të ndershme dhe vështirërsi të natyrave të tjera. Teknologjia e sotme, ka bërë të vetën. Gjatë dy dekadave të fundit media ka pësuar ndryshime të thella me ardhjen e teknologjisë dixhitale dhe publikimin e lajmeve në internet, Facebook dhe Twitter. Drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Google, Eric Schmidt në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, deklaroi se interneti së shpejti do të hyjë në çdo pore të jetës njerëzore – do të bëhet i rëndësishëm si uji apo oksigjeni”. Kjo ka sjellë një ndryshim të madh në konsumin e lajmeve dhe informacioneve në kanale televizive, radio dhe media të shtypura. Njerëzit gjithnjë e më shumë po e gjejnë dhe po e konsumojnë lajmin, në internet, Facebook, twitter, smartphone, IPod, tablet, dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat janë sfiduese si për mua dhe të tjerët, gazetarë shqiptarë dhe të huaj – pra për të gjetur lajmin dhe për ta përgatitur në kohë. Duhet t’a njohësh mirë çdo lloj teknologji të re që del dhe si gazetar i përkushtuar duhet “të çohesh nga gjumi me lajmin dhe të biesh në gjumë me lajmin”. Lajmi – mbas dy a tre ditëve, jo vetëm që nuk ka më vlerë, por audiencës i duket i “përvjedhur” ose “demode”.

Kjo, natyrisht ju rrezikonte të gjithëve në atë kohë? Po! Kështu të privuar nga  çdo e drejtë do të duhej të vinin ato vite kur ndodhën ato që ndodhën dhe komunizmi ra, Shqipëria, më në fund dhe e fundit si gjithmonë u hap në mënyrë që edhe unë të vija në SHBA – dhe të takohem për herë të parë mbas 33 vjetëve me babanë. Im atë, krahas punës së përditëshme, për 20 vjet, punoi si drejtor i Radios Zëri i Atdheut, së bashku me patriotin Hysen Mulosmani, i cili ishte editor dhe kryeredaktor, duke udhëhëqur kështu njërën prej radio programeve më të dëgjuar dhe më të njohur në SHBA në gjuhën shqip. Zëri i Atdheut ishte zëri i vërtetë i Mbretërisë shqiptare në Diasporë, dhe nga të vetmet dritare të lirisë e demokracisë, së bashku me Zërin e Amerikës, e cila ishte pjesë e Departamentit të Shtetit dhe promovonte kudo në botë pikpamjet dhe vlerat e lirisë së popujve të shtypur nga komunizimi. Babai im me të ardhur në Amerikë, më “aktivizoi” në radio programin e tij, duke me dhënë rolin e editorialistit. Editoriali i parë më kujtohet si sot, ishte: “Çfarë kërkojnë shqiptarët që po ikin masivisht?” shkurt 1992.

Pra, këtu nisin fillimet e para në Amerikë, lidhja ime me median dhe masmedian. Ato nisnin nga viti 1992 deri në vitin 1994 me radion “Zëri i Atdheut”. Nga 1998 deri në vitin 2003 kam qenë korrespondent i rregullt i Radio “Kontaktit” në Tiranë. Ndërsa, që prej vitit 1998 punoj pa ndërprerje, edhe si korrespondent me gazetën kombëtare “Bota Sot”, në 2003 nisa të punojë edhe  me agjensinë e lajmeve “Illyria News Agency INA” dhe të bashkëpunoj me gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” dhe gazetën “Dielli”, gazetën 55, dhe kam një emision në televizionin “Albanian Culture” të Adem Belliut. Bashkëpunoj gjithashtu me Televizionin  e Gani Vilës “Televizionin Shqiptar të Michiganit” dhe televizionin AANTV këtu në Amerikë – Skënder Pali. Gjithashtu, jam anëtar i shoqatës së gazetarëve amerikanë (freelance) dhe jam i akredituar si gazetar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Përpos që jeni gazetar, ju jeni edhe veprimtar i komunitetit shqiptar, si ia arrini të krijoni balancën e duhur në mes të këtyre dy gjërave? Për këtë natyrisht që më ndihmon shumë ajo se këtu në Amerikë kemi një komunitet mjaft të madh shqiptarësh, mendohet se janë gjysmë milioni; këtu më duhet të sqaroj se nuk janë shifra zyrtare, por, janë të bazuara simbas të dhënave të marra prej shoqatave dhe organizatave nga Xhamia e Kisha shqiptare në SHBA, pra, kemi një “Shqipëri të vogël në Amerikë”, siç e kam quajtur unë shpesh herë në shkrimet e mia.

Gjatë veprimtarisë suaj, cila ka qenë koha më e vështirë kur ju është dashur të shkruani? Kësaj, unë do t’i shtoja edhe këtë pyetje: Cila ka qënë momenti më i bukur ose aktiviteti dhe veprimtaria më e bukur që ke mbuluar? Mbasi, iu jam “borxhlli” dhe nuk mundem të lë pa permendur këtu rolin dhe kontributin historik, të shqiptarëve të Amerikës. Sidomos, në demokratizimin e Shqipërisë, pra hapjen e saj dhe rrëzimin e komunizimit. Dhjetra e ndoshta qindra demostrata, të zhvilluara në Nju Jork, Uashington, Çikago, Detroit, Dajton, Ohio. Sa e sa demonstrata, peticione, takime, deri me presidentët e SHBA, senatorë e kongresmenë, Sekretar Shteti dhe ambasador të OKB-së, për të drejtat e shqiptarëve, nën sundimin sllavo serb. Luftën për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Krijimin e Batalionit “Atlantiku”, në New York, e cila përfshinte luftëtarët e lirisë, që luftuan në kuadër të UÇK-së për çlirimin e Kosovës, tre dëshmorët e lirisë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi. Mbulimin e sa e sa aktiviteteve të qindra shqiptaro-amerikanëve në mbarë Amerikën, të cilët dhanë një kontribut historik, për çlirimin e Kosovës duke iu bashkëngjitë luftës heroike së UÇK-së dhe NATO-s, kundër regjimit pushtues serb – për të ndaluar që populli shqiptar të vazhdonte të ishte viktimë e genocidit të Milosheviqit. Do të përmend ish kongresitin Xhozef DioGuardi, presidentin e LQSHA dhe bashkëshorten e tij Shirly Cloyes DioGuardi, dhe shumë të tjerë. Do të duhej një listë e gjatë, dhe një libër i veçantë, për secilin prej tyre.

Mirëpo, vijmë tek përgjigjja e pyetjes suaj të parë, dua të them se ka qënë periudha e ngjarjeve tragjike në Shqipëri – revolucioni bolshevik – sllavo – komunist, me ngjarjet tragjike të 97′, të cilat sollën shkatërrimin e vendit dhe rënien e shtetit në Shqipëri, efekti dhe pasojat e saj në Diasporë. Të cilat, duheshin të përcilleshin me korrektësi dhe profesionalizëm në mënyrën se si po i përcillnin dhe po i përjetonin shqiptarët e Amerikës ato ngjarje. Cili ishte reagimi rreth këtyre ngjarjeve nga komuniteti shqiptar në SHBA, dhe si i shihte Uashingtoni këto ngjarje? Kjo ishte shumë e vështirë, dhe moment delikat – mbasi në atë kohë këtu vepronte ende një ndarje e madhe në diasporë mes të djathtës dhe të majtës, e cila kishte ardhur në pushtet në Shqipëri me anë të këtij revolucioni, ndërsa, këtu në SHBA – me anë të diplomatëve në Misionin Shqiptar në OKB kërkonte, ta mbronte dhe ta mbante pushtetin me forcë.

Profesioni i gazetarit do përkushtim dhe angazhim maksimal. Gjithashtu, duke u bazuar në kodet etike të gazetarisë duhet të paraqisësh lajmin në kohe dhe me saktësi pa anuar asnjëherë. Si e keni bërë ju një gjë të tillë për gjatë viteve? Përgjigjen e kësaj pyetje besojë se e ezaurova më lart – por nuk mundem ta kaloj pa e theksuar edhe një herë rolin dhe kontributin e madh dhe të pazvëndësueshëm të këtij komuniteti, por, dhe vazhdimisht në punën time, duke mësuar dhe përfituar nga media dhe masmedia amerikane, kam ngritur edhe karjerën time. Gjithmonë, do të thoja me këtë rast duke qenë kërkues, i palodhur dhe i kudo gjendur. Kam pasur lidhje të mira dhe kam komunikuar, me kolegë dhe miq të mi, gjatë këtyre viteve, si në Europë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, dhe Diasporë, me gazetarët dhe njerëz të media dhe masmedias, nga më të mirat shqiptare, nga ata gazetarë që unë do t’i quaja yjet e gazetarisë shqiptare. Dhe, sot kur i kujtoj, që nga fllimet e para në këtë 25 vjetor – them se e kam për nder, që kam qënë afër tyre, i nderuar dhe i respektuar, prej tyre, dhe që kam mësuar shumë prej këshillave të tyre, editimit dhe redaktimit, kurajos dhe besimit. Ndaj, gjej rastin sot t’u shpreh secilit prej tyre edhe një herë mirënjohjen, time për gjithçka – se nuk ka qenë aspak e lehtë si për ata por edhe për mua.

Në Amerikë ka gazetarë të shumtë, por sa i përmbahen ata parimeve të gazetarisë?  Shumë pak! Dhe, është me të vërtet për të ardhur keq – se ka shumë mediokritet dhe një pjesë e tyre janë profanë. Megjithëse, duhet të sqaroj diçka këtu në këtë përgjigje, sepse, në Amerikë, flas kështu se i njoh pothuajse të gjithë gazetarët shqiptarë, (me disa komunikoj, disa të tjerëve ua lexoj shkrimet apo i shoh në median vizive) dhe e ndjek pothuajse punën e të gjithëve, në fushën e gazetarisë. Dëshirojë të them se ka gazetarë shumë profesionistë, mjaft të kompletuar në të gjitha drejtimet.

Ka nga ata që për mendimin tim – janë me të vërtetë gazetar, jo thjesht se merren me gazetari aktive dhe profesionale, me media prestiogjoze në gjuhën shqipe këtu në komunitet, si Radio France International, Rojters, AP, apo dhe media të tilla si, VOA, Illyria, Bota sot, Dielli. Mendoj se në këta emra hyjnë: Ruben Avxhiu, Kryeredaktori i “IIlyrias”, Dalip Greca editor i “Diellit”, Frank Shkreli, Gjek Gjonlekaj, Ilir Ikonomi dhe Astrit Lulushi i VOA, etj…

Por, edhe nga ata që janë edhe sot, edhe në median më prestigjoze, shqiptare si Klara Buda, ish kryeredaktore e Radio France Internacional, e cila ka themeluar së fundi në New York, TV show “Shqipëri/Kosovë të Dua”  që përmes figurave të spikatura analizon modernitetin e të qenit shqiptar në SHBA. Ndërsa, gazeta e saj shumëgjuhëshe botimi online klarabudapost është një nismë novatore që promovon globalisht gazetarinë etike në shërbim të publikut. Nga media prestigjoze  amerikane si shembull po marr Lidia Ujka në Fox News. Por, fatkeqësisht, ka edhe nga ata që i thonë vetes “gazetar”, vetëm duke përfituar nga interneti dhe bota e kompjuterit, të cilët, janë pa etikë dhe niveli i tyre profesional është shumë i varfër, aq sa ata nuk arrijnë ta kuptojnë, se nuk i përmbahen aspak parimeve të gazetarisë .

Ata dinë vetëm të vet-mburren dhe vet-lavdërohen, shpërndajnë lajmet ose shkrimet e tyre në internet, edhe tek ata që nuk ua lexojnë. Gazetari nuk është shpërndarës lajmesh apo informacionesh, të mburret e vet-lavdërohet, ose të lavdërojnë e mburrin njëri tjetrin.

Cila do të ishte porosia juaj për gazetarët e rinj që sot veprojnë në komunitet? Shumë faleminderit për këtë pyetje. Meqenëse, e fillova intervistën me gazetarinë shqiptare, po përpiqem të jap edhe porosinë time si gazetar. Ne gazetarët duhet të shikojmë jo vetëm nëse na paguajnë, sa na paguajnë dhe kush na paguan. Por, duhet të shikojmë realitetin dhe ngjarjen ashtu siç është, pavarësisht se dikujt i pëlqen apo jo, se dikush preket, apo nuk preket. Mendoj se këtu nuk ka asnjë pengesë të pakalueshme. Gazetari nuk duhet të varet nga interesi i partisë në pushtet dhe ky është parimi i parë. Përndryshe ai do të bëhet rob i autocensurës. Ai duhet të ndjekë parimin e lirisë së fjalës dhe të shprehjes, që janë thelbësore për gazetarinë në mbarë botën. Nuk ka gazetari dhe gazetar të lirë në demokraci nëse lajmin e bën nga njëra anë, duke shikuar nga qeveria dhe nga ana tjetër duke parë nga “paraja”. Liria, është kuptimi i demokracisë, dhe kjo është demokracia: Amendamenti i parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara ndalon me ligj censurën, mbron me ligj lirinë e fjalës, të shtypit, të fesë e të tjera dhe është parimi nga mund të mësohet në rast se dëshiron të jesh gazetar i mirë.

Keni menduar ta botoni në një libër historinë e familjes dhe jetën tuaj profesionale? Mendoj për këtë histori do të duhet të shkruhet ndoshta një libër, apo të bëhet një film. Këtë të fundit ma ka premtuar dhe është shprehur se do të më ndihmojë për ta realizuar një miku im këtu në Nju Jork, aktori i Hollivudit, James Biberaj.

Jam duke e menduar dhe duke u konsultuar pasi libri im duhet të jetë nga ata që do të lexohet, dhe unë të mos humbas lexuesit e përditshëm, sepse, mendoj se është krejt ndryshe të bësh një libër dhe të promovojnë e lexojnë një ditë, dhe, është krejt tjetër gjë të jesh me shkrime, publicistikë, e raportime gati çdo ditë me lexuesin tonë të mrekullueshëm.

Jeni nderuar nga presidenti Nishani, me urdhrin “Naim Frashëri” për kontributin tuaj. Si vjen ky vlerësim për ju si gazetar me përvojë të gjatë? Po ju sjell pak nga fjala ime kur presidenti Nishani më jepte atë dekoratë: “Duke ju falenderuar për medaljen që po më jepej, mendja më shkoi menjëherë tek ish të përndjekurit e periudhës së komunizmit. Mund të them se kjo ishte një medalje për të gjithë ata njerëz që vuajtën. Mbasi, qëndresa jonë e asaj kohe, sot rrezaton dinjitet në një formë tjetër: në mesazhet që ne përcjellim për paqen dhe kundër hakmarrjes. Mendja më shkon gjithashtu tek dy mentorët e mi heronj që nuk janë më: Babai dhe Nëna, të cilët u ndanë nga jeta pak vite më parë, dhe, nëse unë sot përpiqem të jap diçka për komunitetin, janë ata që më edukuan dhe më rritën në kushte jashtëzakonisht të vështira”.

Për mua është nder, dhe kjo më bën më të përgjegjshëm dhe më kërkues ndaj vetes dhe lajmit, në kuptimin që të mos lejoj kurrë të më përdorë dikush nga media a gazetë ose radiotelevizion, të mos e përdorë lajmin ose informacionin tim për interesa partiake, politike apo personale. Unë nuk ndryshoj sipas interesave partiake, apo politikëbërëse të kohës, as kundrejt parasë. Kurrë nuk joshem që sipas këtyre interesave të ndryshoj lajmin ose informacionin tim, ose që mediet ta shtrembërojnë atë, sepse, është shumë e vështirë të bësh emër në gazetari apo gjetkë, por është edhe më vështirë ta mbash atë emër.

Për kontributin e tij në hapësirën e diasporës, Beqir Sina ka marrë titullin “Naim Frashëri” motivacioni: “Në vlerësim për punën e palodhur si gazetar dhe kontributin për përhapjen e bërjen të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të historisë, shpirtit liridashës dhe vlerave më të mira të popullit shqiptar.”

Me shkrimet që bëni për komunitetin shqiptar jeni lexuar kudo nëpër botë. A ju jep kjo një kënaqësi më vete? Po e vërtetë! Këtë kam bërë duke e parë gjithmonë gazetarin, si një profesion i lajmit, pra që merret me gjetjen dhe shpërndarjen e informacionit për një audiencë të caktuar, dhe në fakt është audienca ajo që të beson ose jo të bësh punën e gazetarit. Mënyra se si e bën t’i lajmin dhe se si komunikon, të bën më pak ose më shumë të pranueshëm për njerëzit. Këtu, besoj se kam ditur të gjej mënyrën time për të komunikuar me audiencën, që në këtë rast është kryesisht komuniteti shqiptar i Amerikës, pra t’u gjendem atyre në vendin dhe në kohën e duhur me lajmin, duke ia bërë të njohura arritjet e tyre edhe publikut në Shqipëri, Kosovë, dhe kudo në viset shqiptare.

Për këtë më ka ndihmuar shumë gjatë këtyre dy dekadave e gjysmë, edhe vetë komuniteti shqiptar në SHBA, i cili është rritur mjaft në numër. Më ka ndihmuar edhe teknologjia e re digjitale, sepse tani e kam të lehtë t’i publikoj lajmet e mia në internet, Facebook dhe Tweeter. Kjo më ka ndihmuar të bëj më shumë miq, dhe të jem më i afërt me të gjithë komunitetin shqiptarë në Amerikë, shoqatat dhe organizatat, kolegët e mi të nderuar.

Një arsye për lexueshmërinë e madhe të lajmeve që unë publikoj mund të jetë edhe fakti se unë bazohem në informata të verifikueshme, të mbledhura nga burime të pavarura dhe të besueshme të mediave amerikane, të cilat u përmbahen standardeve më të larta të gazetarisë në botë. Kjo më shërben të qëndroj afër komunitetit shqiptar në Amerikë dhe të lexohem prej tij, por edhe tek lexuesit e mi jo të paktë në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, duke i “furnizuar” ata çdo ditë me lajme dhe informacione nga komuniteti ynë.

Cilat janë ato shkrime, kronika apo intervista, personazhet e së cilave ju kanë bërë më shumë përshtypje dhe i keni më për zemër? Janë të shumta që kanë edhe lidhje sidomos demokratizimin e Shqipërisë, pra hapjen e saj dhe rrëzimin e komunizimit. Dhjetra e ndoshta qindra demonstrata, të zhvilluara në Nju Jork, Uashington, Çikago, Detroit, Dajton, Ohio. Sa e sa demonstrata, peticione, takime, deri me presidentët e SHBA, senatorë e kongresmenë, Sekretar Shteti dhe ambasador të OKB-së, për të drejtat e shqiptarëve, nën sundimin sllavo serb. Luftën për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Luftën në Maqedoni, Luginën e Preshevës, dhe ngjarjet në Mal të Zi, Çamërinë. Krijimin e Batalionit “Atlantiku”, në New York, e cila përfshinte luftëtarët e lirisë, që luftuan në kuadër të UÇK-së për çlirimin e Kosovës, tre dëshmorët e lirisë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, etj.

Po kështu kam bërë mbulimin e sa e sa aktiviteteve të qindra shqiptaro-amerikanëve në mbarë Amerikën, të cilët dhanë një kontribut historik, për çlirimin e Kosovës duke iu bashkëngjitë luftës heroike së UÇK-së dhe NATO-s, kundër regjimit pushtues serb – për të ndaluar që populli shqiptar të vazhdonte të ishte viktimë e gjenocidit të Millosheviçit. Do të permend ish kongresmenin Xhozef DioGuardi, presidentin e LQSHA dhe bashkëshorten e tij Shirly Cloyes DioGuardi, dhe shumë të tjerë. Do të duhej një listë e gjatë, dhe një libër i veçantë, reportazhe dhe dokumentare për secilin prej tyre.

Më i afërti është pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë. Ku unë me sponsorizimin e një mikut  tim biznesmen e suksesshëm fluturova drejt e në Kumanovë, vetëm fillikat. Kur atje ende vinte era e barotit dhe ishte shkrumbuar gjithçka, ndërsa, njerëzit i kishte përfshirë frika dhe paniku. Në rrugët e Kumanovës, shihje ende forca të mëdha ushtarake, policore dhe specialet, mbuluar me kamuflazh e maska, rrinin për rreth tankeve e autoblindave, ashtu të armatosur deri në dhëmbë në gatishmëri, qosheve të rrugëve në Lagjen e Trimave.

Një nga momentet më historike do të mbetet vizita ime dhe e bashkatdhetarëve të mi nga Amerika, së bashku me kolegët Adem Belliu dhe Gani Vila, më 4 Shtator 2016, në Sheshin e Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, kanonizimin e Shenjtërimit të Nëna Terezës, dhe aktivitetet që u zhvilluan me këtë rast në Romë, por edhe reportazhi im nga Shkodra në Lumnimin për të 38 martirët e klerit katolik të pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974 për shkak të besimit në fe.

Jeni ndopak konician në mendime? Jo pak por shumë dhe këtë e them me bindje. Jam në mendime dhe punën time si gazetar e publicist sepse, nëse je në mërgim, dhe je gazetar, shkrimtar apo poet, ke shumë se çfarë të mësosh nga i madhi dhe i pa arritshmi Faik Konica. Duhet patjetër dhe çdo njeri nga ne të marrë e të lexojë patjetër, mendojë unë librin e Faik bej Konicës, shkruar me një mjeshtëri të rrallë, dhe të papërsëritshme, nga shkrimtari, publicisti, studiuesi, dhe gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi. Një shprehje e Konicës , thotë: “Vërtet se u linda shqiptar në Konicë – porse, u bëra patriot i madh dhe intelektual në Amerikë”.

Kush është shkrimi i radhës që do të mund të lexojmë nga ju? Janë ato reportazhet me atmosferën e madhe festive, që është krijuar në bashkësinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një traditë e hershme, e nisur kjo qysh nga kolonitë e klubet e para shqiptare, me Vatrën në krye, nga festimi tradicional i 28 Nëntorit, Dita e Flamurit dhe Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 nga plaku i mençur dhe i urtë Ismail bej Qemali. Dhe, ato veprimtari që këtu dhe thirren festat e fund vitit pra Krishtlindjet dhe Viti i Ri, dhe mendoj se do të kulmojë me ndonjë raportim – drejtpërsëdrejti nga Washington kur do të bëhet më 20 janar edhe ceremonia e presidentit të 45-të, të SHBA, Donald J. Trump.

Burimi: http://botapress.info / tesheshi.com / Përshtati për ALVA:Manjola Perja