Po vazhdojnë me sukses të shfaqen xhudistet shqiptare në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018. Kësaj radhe në finale të garave që po zhvillohen në shtetin spanjoll, Loriana Kuka ka siguruar një vend në finalen e kategorisë deri në 78 kilogramë.
Gjatë dy ditëve të kaluara, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova gjatë ditëve të kaluara kanë fituar medalje të arta duke i siguaruar Kosovës tre medalje të arta.
Xhudistja Kuka mposhti në gjysmëfinale sllovenen, Patricia Brolih. Theksojmë se Kuka triumfoi në çerekfinale ndaj spanjolles, Laia Talarn, pasi kundërshtarja mori tri vërejtje.
Burimi: /Telegrafi/