Frika.. pikërisht është kjo,
të cilën TI këto ditë e takon,
më së shpeshti.
Kjo është frika…ajo që don të shërohet!

Ndalu dhe shiqo mirë.
Cilën frikë e takon përsëri, dhe përsëri?
Mbylli sytë dhe ndjeje në vete.

A është kjo frika nga ajo se nuk e don veten ashtu si je?
Apo frika se ndoshta je fajtorë për diçka?
Ndoshta, nuk je i respektuar për Arritjet e tua?
Ose për arsye se je duke mbajtur një tabu në vete !
Për arsye se të tjerët të injorojnë ?
Për arsye se ndoshta nuk je i drejtë për të gjithë ?
Për arsye se nuk je më i mirë se të tjerët ?
Për arsye se nuk i ke ata merita që të takojnë ?
Për arsye se je ndryshe nga të tjerët ?

Pikërisht, kjo frikë pret të shërohet.
Nëpërmjet teje të shërohet.
Nëpërmjet dashurisë tënde.
Dhe ky shërim do ta kthejë jetën TY.
Edhe ate, më të bukur se sa që e ke paramenduar.

Ajo jetë që të takon ty,
Qëndron prapa frikës tënde.
Rruga jote që shpie atje,
kalon nëpërmjet mesit të kësaj !

Vazhdo….me buzëqeshje !
DASHURIA është përcjellësi yt.
GUXIMI… është shpata jote.

Burimi:Sheki Useini / Përgatiti për ALVA – V.D.