Legjenda për liqenin e Prespës ka të bëjë me një histori dashurie. Një herë e një kohë Prespa ka qenë një qytet shumë i madh. Duke ecur një ditë nëpër pyll, djali i mbretit takon një zanë me emrin Nereida, bukuria e së cilës e mahniti shumë. Menjëherë princi ra në dashuri dhe i kërkon dorën për t`u martuar me të duke i ofruar të gjitha pasuritë e tij dhe të bëhej mbretëresha e ardhshme e mbretërisë. Por Nereida refuzon, duke i thënë djalit të mbretit se, nëse ata martoheshin, do të ndodhte një fatkeqësi shumë e madhe dhe do të kishte pasoja të rënda për vendin e tij.
I verbuar nga dashuria e zanës, princi e rrëmben dhe e mbajti atë mbyllur deri sa ajo pranoi kërkesën e martesës. Por shumë shpejt pas martesës ra një shi shumë i madh dhe i rrëmbyer, që mbyti të gjithë qytetin, duke krijuar një liqen, aty ku ndodhet sot liqeni i Prespës.
Burimi:https://lakeohrid.blogspot.com