Këngë e Shqipërisë së Jugut – Leskoviku 
N’Leskovik o fryn një erë
dil e hapni moj penxheretë!
Dil e hapni moj penxheretë
ka ardhë djali moj vetë o i tretë!

Ka ardhë djali vetë i tretë
me lahutë e me gërnetë.
Me lahutë e me gërnetë
daulles i bie vetë!

Leskovik, o gur i thatë
sa punëtore moj na i ke gratë!
Sa punëtore na i ke gratë
si të voglat moj dhe të mëdhatë!