Në çdo shkresë zyrtare të administratës shtetërore për vitin 2018 do të vendoset logoja e ”Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.
Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Këshilli i Lartë i Arkivave ka miratuar me vendimin nr. 12, modelet e dokumenteve administrative që përmbajnë logon, të detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare.
Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendimin nr.2, ndërkohë që KLA (Këshilli i Lartë i Arkivave) e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018.
VITI 2018 ,”Viti Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Qeveria shqiptare në mbledhjen e parë të datës 13 shtator 2017, vendosi që
periudha 28 nëntor 2017-28 nëntor 2018 shpallet “Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Arsyeja për këtë vendim është fakti se viti 2018 përkon me 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. kujtojmë se
Skënderbeu ka vdekur më janar të vitit 1468 në Lezhë e vitin e ardhshëm bëhen plot 5 shekuj e gjysëm nga ikja e tij.
Datat madhore që përmbledh ,”Viti Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”:
28 Nëntor 2017 – 105 vjetori i shpalljes së Pavarësisë
– 574 vjetori i hyrjes së Skënderbeut në Krujë
17 Janar 2018 – 550 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu
10 Qershor 2018 – 140 vjetori i Themelimit të Lidhjes së Prizrenit
14-22 Nëntor 2018 -110 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe përcaktimi i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe.
Burimi:https://www.ata.gov.al//m.m/