Aktori i madh, i papërsëritshmi, Luftar Paja, i përfshirë pothuaj në të gjitha zhanret është njohur dhe ka spikatur më së shumti në humor, aty ku ka rrëmbyer edhe zemrat e artdashësve shqiptar kudo që jetojnë.
Luftar Paja është një ndër emrat që ka ditur të fitoj zemrat e të gjithëve. Ai ka lindur talent dhe u përsos rrugëve të artit. Regjizori Kulla
Luftar Paja lindi në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941. Pas mbarimit të shkollës së mesme elektrike e pedagogjike në vitin 1963 mbaron studion 1 vjeçare për aktor në teatrin popullor. Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor. Kontribut të madh në formimin e tij si aktor ka dhënë rregjisori Llazar Verria dhe veçanërisht aktori dhe regjisori i talentuar Pëllumb Kulla.
Në vitin 1968 u emërua aktor profesionist në estraden e Fierit. Në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit Bylis Fier. Luan në teatër në dramën “Hijet e natës”, “Fejesa e Çehovit”. Ndër rolet më të spikatura të aktorit Luftar aja janë:
“Çobo Rrapushi me shokë” në rolin e Çobos.
Në dramën “Vite të paharruara”.
“Fytyra e dytë”.
E në qindra e qindra komedi me një akt. Luftar Paja ka marrë pjesë dhe në shume filma artistik. Ku ka spikatur me role në filma patriotik si “Këshilltarët”, “Guna përmbi tela”, “Nëntori i dytë”, “Gjeneral Gramafoni”. Filma me temë të asaj kohe si “Ëndrra për një karrige”, “Zëvendësi i grave” etj. Ai ka luajtur përkrah aktorëve të mëdhenj shqiptar si Sandër Prosi, Kadri Roshi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Sulejman Pitarka, Tinka Kurti, Roland Trebicka etj.
Çmime dhe Nderime
1969 Luftëtari është nderuar me medalje të çmimit të parë për kontributin e dhënë në grupet amatore, është nderuar me medaljen e “Naim Frashëri” e klasit të parë.
Në vitin 1979 merr titullin “Artist i merituar”.
Në vitin 1990 merr titullin e lartë “Artist i popullit”.
Në vitin 2001 është shpallur “Qytetar Nderi i Fierit”.
Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli “Nder i Qarkut Fier”.
Burimi:http://index.fieri.com/ Përshtati për ALVA: M. T.