Madi Sharma është një sipërmarrëse e cila themeloi dhe drejton Grupin Madi, një grup i sektorit privat ndërkombëtar dhe i kompanive jo-fitimprurëse dhe OJQ-ve. Filozofia e saj është të krijojë 7 miliardë ide inovative të përshtatura për veprimet lokale të cilat mund të arrijnë ndikime globale të dobishme për një shoqëri të qëndrueshme.

Madi e quajti veten “Viktimë të ndryshimit”, pasi përvoja e saj personale e ka kaluar përmes “Universitetit të Jetës” si një viktimë e dhunës në familje, një prind i vetëm, ndërsa ajo krijoi kompaninë e saj të parë nga kuzhina e saj në shtëpi, e cila u rrit në 2 fabrika dhe 35 punonjës. Ajo ka marrë nderin e “Gruas Aziatike të Arritjes”, “Bossit” më të mirë të Britanisë së Madhe dhe emërimit të Kryeministrit në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian në Bruksel, që përfaqëson Grupin e Punëdhënësve.

Madi është një folëse publike ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e sipërmarrjes, sipërmarrjes femërore, diversitetit, balancës gjinore dhe pasionit të saj për përgjegjësinë sociale të korporatave. Prezantimet e saja, të folura nga zemra, motivojnë dhe frymëzojnë dhe kërkojnë që të tjerët të marrin në konsideratë aftësinë e tyre për të ndikuar në ndryshime. Ajo prezanton dhe jep mësim në shkolla, universitete dhe po mendon të fusi në angazhimin e saj edhe bizneset e organizatat.

Burimi:www.easypay.al / http://madisharma.org/ Përshtati për ALVA – M. P.