Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane që u mbajt në Minsk të Bjellorusisë duke hyrë në histori, pasi kjo ishte medalje e parë e artë nga Lojërat Evropiane.
Sporti, e në veçanti xhudo po vazhdon të bëjë krenar Kosovën, pasi edhe sot (e shtunë) ka dhuruar medalje për xhudistët tanë. Është xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi, e cila ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Xhudistja nga Kosova ka arritur që të nisi garën me një fitore në ndeshjen e parë ndaj zviceranes, Fabienne Kocher. Pas fitores ndaj Kocher, radha i erdhi xhudistes Karolina Pienkowska nga Polonia, e cila u mposht me ippon në çerekfinale.
Në gjysmëfinale, Majlinda u takua me francezen numër 1 të botës, francezen Amandine Buchard, të cilën e mposhti gjithashtu me ippon.
Në finale u zhvillua një përballje e fortë me rusen Natalia Kuziutina, por Majlinda arriti të fitojë me “golden score” apo pikën e artë edhe në fund mori medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi ka pasur një dedikim të veçantë për medaljen e artë të fituar në Minsk të Bjellorusisë.
Majlinda Kelmendi ka arritur të mbretëroj në Lojërat Evropianë që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.
Në intervistën e dhënë për faqen e KOK-ut, Majlinda ka treguar se medaljen ia dedikon djalit të tezes së saj, ish-futbollistit të ndjerë, Labinot Harbuzi.
“Këtë medalje ia dedikoj një personi që ka qenë shumë i veçantë për mu. Djali të tezës, Labinot Harbuzi, të cilin fatkeqësisht e kemi humb disa muaj më parë. Ai ka qenë ndoshta idhulli im i parë, pasi kur i kam pasur 12-vjet ai ka besuar në mua dhe gjithmonë ka thënë se jam më e mira në botë. Kështu që këtë medalje ia dedikoj atij”, ka thënë Majlinda Kelmendi.
Burimi: Telegrafi