Lorenc Bushi, maturant tek “Petro Nini Luarasi” fitoi medaljen e bronztë në Olimpiadën e 34-ë ballkanike të matematikës, të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë. Lorenci është nxënës i shkëlqyer, por matematikën e njeh përtej tekstit klasik në shkollë.
Historia e suksesit të tij ka një fillim të pazakontë. Mësuesja e matematikës në shkollën 9-vjeçare në Kavajë i vinte vetëm nota të ulëta.
“Prindërit më thoshin që kisha aftësi për të bërë shumëzime me numra të mëdhenj në moshën 4, 5 vjeç. Aty e kuptuan që unë e kisha një potencial në matematikë dhe prandaj u habitën kur panë që notat e mia nuk ishin të larta. Kjo ishte arsyeja pse familja e tij u shpërngul në Tiranë, ku Lorenci gjeti veten.
“Kam punuar te gjimnazi me profesorin tim, i cili e dalloi potencialin tim në matematikë dhe gjithmonë më ka ndihmuar me materiale jashtë shkollore”, thotë maturanti.
Me gjithë investimin shpirtëror dhe financiar të prindërve, Lorenci ja doli! 18-vjeçari e ka përfaqësuar Shqipërinë në disa olimpiada jashtë vendit. “Shpenzimet e biletave i kanë prindërit e mi”, thotë Lorenc Bushi. Megjithëse i ri në moshë, Lorenci është i qartë për atë që kërkon dhe atë që meriton.
“Synimi im i radhës është olimpiada botërore. Në çdo olimpiadë marr pjesë për të fituar, por për të dhënë maksimumin tim”, thotë maturanti.
Vlerësime
Medalje Bronzi në Olimpiadën Botërore të Matematikës të zhvilluar në Brazil.
Medalje Bronzi në Olimpiadën e 34-t Ballkanike të Matematikës të mbajtur në Ohër të Maqedonisë.
Medalje Bronzi në Olimpiadën e 35-të Ballkanike në Serbi.
Së shpejti, pritet që Lorenci të marrë pjesë në Olimpiadën Botërore të radhës në Matematikë.
Opinione
“Lorenci është i vetmi deri më sot që ka arritur të marrë tri medalje bronzi dhe i pari në historinë e olimpiadave të matematikës për Shqipërinë. Të kesh një nxënës si Lorenci, një kënaqësi shumë e rrallë, për mësuesit, nxënësit dhe shkollën.” Halit Shehu, mësuesi i matematikës.
“Falenderim dhe mirënjohje për gjithçka që ke bërë për të bërë Shqipërinë dhe shkollën shqiptare krenare me talentin dhe pasionin tënd për matematikën.” Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit.
Burimi:http://shqiptarja.com/ http://www.gazetaexpress.com/ Përshtati për ALVA:M. P.