Pasditen e datës 6.05.2018 Tirana festoi ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.  Me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, “Nderi i Kombit”, presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Me këtë rast “Shoqata RessEgnatia” dhe “Unioni Gazetarëve Shqiptarë”, organizoi eventin festiv në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë së Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme.

Emocionet ishin të shumta. Mesazhet që përcillnin nëpërmjet kujtimeve të ftuarit dhe urimet pa fund, herë-herë krijonin çaste të bukura sa reflektimi aq dhe gëzimi. Buqetat me lule shumëngjyrëshe ishin pjesë e harmonisë së gëzimit festiv.

Emocionet dhe surprizat në çdo minutë sa vinin e shtoheshin. Pjesë e eventit ishin risitë si recitimi i poezisë nga “Baresha e këngës shqiptare” e nderuara Nexhmije Pagarusha dedikuar kombit të saj, atdheut, Shqipërisë. Duke vazhduar më tej te kënga e kënduar duet nga dy artistet “Bilbili i Kosovës” dhe Violeta Kukaj ishte një dolli e bukur urimi për të pranishmit në event, ato që do e shikojnë të ritransmetuar në kanalet televizive apo rrjetet e ndryshme sociale do kuptojnë ndjesinë që të jep kjo këngë e tillë gëzimi.

Kulmi i eventit ishte momenti i marrjes së “Medaljes së Mirënjohjes” akorduar nga presidenti amerikan Donald Trump. Më tej mbyllja e eventit nga interpretimi dinjitoz i trupës së të rinjve të baletit “Scuola di danza Mimoza Bekteshi” nën tingujt e melodioz të këngës hit “Baresha”. 

Duhen përgëzuar organizatorët për bukurinë e mesazhit mirënjohës dhe vlerësues që përcolli ky event, personalitete me vlera kombëtare dhe mbarëkombëtare si artisja “Primadona e Melosit Popullor”, Nexhmije Pagarusha në ditëlindjen e saj të 85-të, iu mundësia ta festojë në Shqipërinë e saj të dashur. As fjalët s’do të jenë të mjaftueshme të përshkruajnë atë emocion dhe ndjesi të bukur që e nderuara “Mbretëresha” e mbrëmjes përjetoi. 

Burimi:Unioni i Gazetarëve Shqiptarë & ALVA