Datë 17 tetor 2019 organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare pjesë e komunitetit global World Values Day në “Ditën Botërore të Vlerave Shqipëri – World Values Day Albania” vlerëson qendrën “M & M Ivanaj Foundation Institut” e drejtuar nga zonja e nderuar Drita Ivanaj “Për mbështetjen në kulturë dhe edukim nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, duke kontribuar në rritjen profesionale dhe përmirësimin e mirëqenies së rinisë shqiptare. Bazuar në vlerat integritet dhe prosperitet, dhe nën gjurmët shembullore të vëllezërve “IVANAJ”, kjo qendër kulturore shqiptare u shndërrua në një model frymëzimi për brezat e rinj.”