Të dashur miq, për  ju që na ndoqët dhe doni të na ndiqni në rrugën tonë të gjatë për vetëdijësimin e shqiptarëve, nëpërmjet njohjes dhe respektimit të vlerave të historisë, thesarëve të gjuhës shqipe dhe visareve të shqiptarëve,  në emër të Fondacionit të sapoformuar “Akademia Alternative Shkencore – Rrënjët Tona, Ju ftoj për të ndjekur Dokumentarin mbi Kuvendin e mbajtur një muaj më parë për Albanologjinë, të përgatitur me profesionalizëm nga regjizorja e TVSH, znj. Mira Shkurtaj, që do të ketë nderin ta shfaqi për Ju më dt. 26.06.2019, ora 19:00, te Kinema “Agimi”. 

Më datë 26 Qershor, ora 19:00, te Kinema Agimi, do të kryhet:

1-      Shfaqje dokumentari

2-      Lexim final i rezolutës

3-      Dhënia e Çertifikatës së mirënjohjes për pjesëmarrësit

4-      Falenderime për të gjithë të pranishmit e Kuvendit

5-      Foto e përbashkët

6-      Minikoktej

Mirë u takofshim ditën e mërkurë!

Burimi: Prof. Sazan Guri