Çdo gjë që na ndodh gjatë jetës, është tërhequr nga mënyra e të menduarit tonë. Duam apo nuk duam t´a pranojmë këtë, ky është një realitet i cili nuk mund të jetë ndryshe. Sa më parë që bindemi dhe besojmë tek vetja e tek mendja jonë dhe e pranojmë këtë konstatim, aq më parë jeta jonë do të transformohet, drejt pozitivitetit e të mirave që na sjellin lumturinë. Ne definitivisht i kemi mundësitë të zgjedhim mënyrën e të menduarit e cila do të bëhet një realitet i mirë apo jo i mirë në përvojën tonë. Që ta zgjedhim mënyrën pozitive e të këndshme të mendimeve tona, më parë duhet kontrolluar përmbajtjen, vlerën dhe rëndësinë e tyre. Shpesh herë mendojmë në gjërat negative dhe bindemi që është e pamundur të bëjmë kontrollin dhe vlerësimin e asaj sasie të madhe mendimesh, që prodhohen brenda një dite nga kokat tona edhe pse ndjenjat reagojnë pozitivisht e në menyrë të drejtë e me optimimizëm sipas përmbajtjes, rëndësisë dhe vlerës që kanë ato, dhe atëherë i dimë vlerën se me anë të pozitivitetit në mendjen tonë arrijmë atë që edhe e dëshirojmë. Shpeshherë ndodh që mos ta vlerësojmë anën pozitive aq sa duhet, rëndësinë që kanë ndjenjat tona në krijimin e një jete sa më komode e sa më të lumtur, përmes kontrollimit të mënyrës së të menduarit tonë. Sipas mënyrës së të menduarit, qoftë pozitive apo negative ai mendim, shfaqet edhe në menyrat e transformimit të menduarit e ndjenjave tona, që na bëjnë të ndjehemi herë mirë e herë keq,herë të gëzuar e herë të pikëlluar, ashtu sipas përmbajtjes që kanë mendime tonat. E pamundshme është të ndjehemi mirë e të lumtur, kur në të njëjtën kohë, prodhojmë mendime negative, dhe e njëjta gjë na ndodh edhe kur të ndjehemi të pikelluar e në ato qaste prodhojmë mendime pozitive. Nëse qëndrojmë në frekuencën e mendimeve negative, do të përballemi me përjetimin e ndjenjave të pakëndshme, të cilat na bëjnë jetën tërësisht të pakëndshme, të vështirë dhe të pikëlluar e duke na shkatërruar edhe shëndetin tonë fizik dhe atë psiko-social, përmes ballafaqimit me mërzinë, frikën, zemërimin, hidhërimin, pikëllimin, urrejtjen dhe xhelozinë si produkte të mendimeve negative.
Se në cilën frekuencë të mendimeve gjendemi, ndjenjat janë ato të cilat na lajmrojnë përmes ndjeshmërisë së tyre, të këndshme apo të pakëndshme, pozitive apo negative të cilat varen tërësisht nga permbajtja dhe vlera e mendimeve tona. Po deshem të përballemi me përjetimin e ndjenjave të këndshme, duhet t´a ndërrojmë frekuencën e mendimeve negative në atë pozitive, që t´a bëjmë jetën tonë më të këndshme e më të lumtur dhe shëndetin fizik e psiko-social më të fortë, përmes ballafaqimit me entuziazmin, gëzimin, mirënjohjen, krenarinë, optimizmin, vullnetin, ngazëllimin dhe dashurinë ndaj punës, mësimit, dijes, njerëzve, familjes, vetes dhe jetës. Nëse respketi dhe dashuria janë emocionet më të bukura e më të vlefshme, do të ishte e ndershme dhe e vlefshme për ne, që mendimet tona të mbushen sa më shumë me respekt e dashuri ndaj njerëzve, gjërave, punës, dijes, drejtësisë, moralit, besës dhe atdhe-dashurisë. Forca e mendimeve tona të mbushura me respekt e dashuri, do të na bëjë më të fortë, më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më krenarë gjatë gjithë jetës.
Me shumë dashuri për ju Xhuli Spahiu!
 
Përshtati për ALVA – M. T.