Liljana Luani është një mësuese nga Shkodra e cila ka kontribuar 38 vite për arsimimin e fëmijëve shqiptarë. Ajo ka marrë edhe çmimin kombëtar “Mësuesja e Vitit”, është një mësuese e cila i ka dedikuar punën e saj arsimimit të fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja.

Prej më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh, Znj. Liljana mësuese në shkollën “Pashko Vasa” në Shkodër, i jep shpresë brezit të ardhshëm të Shqipërisë duke arsimuar fëmijët që janë viktima të gjakmarrjes. Pas mbarimit të mësimit, ajo udhëton në fshatra të largëta për të shkuar tek fëmijët të cilët duhet të ishin duke ndjekur shkollën, por nuk munden për shkak të gjakmarrjes.

Liljana është përfshirë në listën e 50 mësuesve më të mirë nga e gjithë bota, nga “Global teacher Prize 2019”, ku të përzgjedhurit kokurrojnë për vlerën monetare prej 1 milionë dollarësh.

Liljana Luani/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Mësuesit e përzgjedhur në këtë listë, përzgjidhen në bazë të sakrificave që kanë bërë ata për arsimin dhe kandidatët janë nga të katër anët e botës, duke nisur nga ata që japin mësim në fshatra të largëta malore, e deri tek mësuesit në rajonet më të varfra dhe të dhunshme të botës.

Burimi:http://gazeta-boterore.com