Mirënjohje ndaj përkushtimit dhe angazhimit të nismës së ndërmarrur këtë kohë të vështirë nga Fondacioni Global Shqiptar i cili po mbështet përpjekjet e “Baboon Delivery” për të ofruar ushqim për mjekët dhe infermierët në Spitalin Nënë Tereza (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë), të cilët po punojnë pa pushim gjatë gjithë kohës. Së bashku me Genti Selenicën nga Baboon Delivery duan të furnizojnë me ushqim së paku 100 punonjës të kujdesit shëndetësor, policinë dhe të tjerët që janë në linjën e parë të mbrojtjes dhe ndihmës për 60 ditë. Kostoja tani është rreth 500$ dollarë në ditë (100 persona me 5 dollarë për vakt). 

Restorantet pjesëmarrëse të përfshira janë: Bufe, Il Gusto Bistro 2, Gusta la Puglia Tirana, dhe New York – Tirana Bagels. Shpërndarja mundësohet nga Tirana Post. Ju mundeni ti mbështetni gjithashtu. Për më shumë informacion ju mundeni të klikoni si më poshtë:

https://charity.gofundme.com/o/en/campaign/albania-supporting-doctors-and-nurses-fighting-covid-19?utm_campaign=oc&utm_medium=facebook&utm_source=crowdrise&fbclid=IwAR3rU684ydWWJaFbX45gcXozS4mLd6xjeJT12Qh4xwqKvgd_6CXjCGKopSU

Ju falenderojmë shumë për mbështetjen tuaj!

Global Albanians Foundation