Mirënjohje “Heronjve të Heshtur” & Gëzuar Vitin e Ri 2020!

Një muaj tashmë ka kaluar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, një ndodhi që na tronditi të gjithëve dhe në këtë fundvit, në emër të organizatës ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare donim të kujtonim dhe të falenderonim “Heronjtë e heshtur” ata të shumtët që dhanë kontributin e tyre të cmuar dhe shpëtuan jetë në Thumanë e Durrës. Si dhe shumë shqiptarë, trupa speciale shqiptare apo të huaja të kërkim-shpëtimit që nxorrën nga rrënojat të plagosurit dhe viktimat pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Organizata të shoqërisë civile, institucioneve private apo shtetërore, vullnetarë, diasporën shqiptare kudo në botë, e shumë të tjerë të cilët me solidaritetin e tyre treguan, se vlera e solidaritetit në një vend të vogël si Shqipëria, e papërgatitur ndaj fatkeqsive të tilla natyrore, por solidare ishte një shembull frymëzimi që bashkë me sa mundësi kemi mundemi të dalim, nga kjo situatë dhe të ringrehemi edhe më të fortë. 

Stafi i organizatës ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare ju uron:

Gëzuar për ëndërrat e reja
Gëzuar për ditët e reja
Gëzuar për mundësitë e reja
Gëzuar Vitin e Ri 2020!

🏅🇦🇱UNË/NE I VLERËSOJMË HERONJTË E HESHTUR, SHQIPTARË & TË HUAJ PËR KONTRIBUTIN E TYRE HUMAN NË SHPËTIMIN E TË PLAGOSURVE & VIKTIMAVE PAS TËRMETIT TRAGJIK TË NDODHUR MË 26 NËNTOR 2019. MIRËNJOHJE ÇDO PATRIOTI SHQIPTAR QË ENDE VAZHDON DHE KONTRIBUON PËR TIU GJENDUR DHE NDIHMUAR FAMILJET E SHUMTA TË PASTREHA! 🏅🇦🇱🎖 

MIRËNJOHJE E VEÇANTË PËR KONTRIBUTIN E ÇMUAR TË VËLLEZËRVE NGA DARDANIA – KOSOVË! 🇦🇱🏅

MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUTIN E SHQIPTARËVE!🏅🇦🇱🎖



“Medalje të Arta për Vlerësim Profesional”u janë dhuruar të gjitha trupave të huaja, heronjve të heshtur, që shpëtuan jetë në Thumanë e Durrës.