Dy personalitete jashtëzakonisht të rëndësishëm për kombin tonë, Kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari. Të dytë kontribuan shumë për çështjen shqiptare e sidomos për Kosovën. Ai që e nxiti Kongresmenin Engel para 30 vitesh, të interesohet për Kosovën, ishte Harry Bajraktari. Nga atëherë, miku i madh i shqiptarëve, Kongresmeni Engel, s’rreshti së ndihmuari Kosovën dhe shqiptarët. FALEMINDERIT!
Asgjë nuk ndodhë rastësisht dhe asnjë e arritur substanciale nuk bëhet pa punë sistematike. Seanca në Komitetin për punë të jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte e pa mundur sikur Eliot Engel të mos ishte kryesues i këtij komiteti të rëndësishëm. Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite. Kongresmeni Engel nuk do të dinte për Kosovën sikur të mos ishte Harry Bajraktari. Siq e tregon shpesh kongresmeni, para më shumë se 30 vite, në zyrën e tij kishte trokitur Harry, dhe kishte filluar t’i tregojë për Kosovën. Që atëherë kishte filluar një miqësi e fortë mes dyve. Harry e ka sjellur kongresmenin Engel shumë herë në Kosovë. Edhe gjatë ditëve tona të vështira. Faleminderit Harry dhe Engel!
Burimi:Vlora Citaku / Jakup Reka