44 vjet pas themelit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, Shqipëria do të kryesojë për një vit drejtimin e saj. Detyra iu dorëzua zyrtarisht gjatë Ministerialit të OSBE-së në Bratislavë të Sllovakisë, Kryeministrit Rama, i cili shoqërohej nga Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Për kreun e qeverisë ky është një moment historik dhe njëherazi përgjegjësi për Shqipërinë.

“Për Shqipërinë ky është një moment historik. Shqipëria është një vend i pasur plot histori, traditë të fortë dhe inspirim plot vizion për të ardhmen. Pas ndryshimeve në shekullin e 20 shqiptarët janë të frymëzuar nga prosperiteti, siguria dhe paqja. Harmonia fetare dhe mikëpritja janë virtyte të shqiptarëve”.

Marrja e Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria për vitin 2020 dikton edhe një sërë objektivash.

“Marrja e Presidencës kërkon edhe transformime, vizioni ynë do të udhëhiqet nga tre objektiva. Se pari do të fokusohemi duke implementuar sëbashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin e OSBE-së. Nëse doni siguri dhe paqe në Europë duhet të merren përgjegjësi për një implementim të elementëve të tjerë, duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, duke garantuar prosperitet dhe siguri për qytetarët tanë. Kjo është një nevojë për organizatën tonë. Dhe së treti ne do të vijojmë me dialogun, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh”.

Burimi:tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu