Mozaiku i mrekullueshëm i Linit i përket gjysmës së dytë të shekullit të 13-të, është Monument Kulturor i Mbrojtur nga Shteti, i ndodhur në Lin të Pogradecit, në rrethin e Korçës.

Mozaiku u zbulua nga gërmimet në Lin në vitin 1969, të cilat nxorrën në dritë një vendbanim ilir, që i përket epokës së hekurit dhe në të janë gjendur objekte që vijnë deri në mesjetën e hershme.

Ky mozaik gjendet në ambientin e Baptisterit, i cili shërben për pagëzimin e kandidatëve të bashkësisë kishtare.

Në qendër të këtij mozaiku ndodhet vaska e pagëzimit në formën e një luleje katërfletëshe dikur e veshur me pllaka mermeri. Në këtë ambient dominon motivi i pjergullës.

Për të gjithë vizitorët, ambienti i cili do të jetë i vizitueshëm është pastofori, ambient polifunksional, i cili shërbente për ruajtjen e teksteve ungjillore dhe sendeve të shenjta të përdorimit liturgjik.

Gjatë zbulimit të mozaikëve së bashku me specialistët e IMK-së, Gon Islami, dhe arkeologen Froseda Angjellari, ishte i pranishëm dhe profesori i Historisë së Artit dhe Muzeve në Universitetin e San Franciskos, Nathan Dennis.

Burimi:https://shqiptarja.com/