Në kuadër të 21 Qershorit, “Ditës Botërore të Muzikës”, Ministria e Kulturës ka shpallur muajin qershor si “Muajin e Muzikës”, duke organizuar një sërë aktivitetesh gjatë gjithë këtij muaji. Në mbështetje të aktiviteteve dedikuar kësaj ngjarjeje, Muzeu Historik Kombëtar ditën e premte, datë 28 Qershor 2019, ora 11.00, çel për publikun ekspozitën me titull “Trashëgimia shpirtërore përmes instrumenteve muzikore”
Ekspozita është e përbërë me objekte origjinale nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar. Midis tyre ndodhen objekte të personaliteteve shqiptare, si: dorëshkrimi i Hilë Mosit, oboe e Fan Nolit, pllaka gramafoni të Tefta Tashko Koços, violina të Heronjve të Popullit, Qemal Stafa dhe Ylbere Bylykbashi etj.

Ju mirëpresim sot në 28 Qershor, ora 11.00 në ambientet e Hollit Kryesor në Muzeun Historik Kombëtar!

Burimi:Dritan Koci