Banka e Shqipërisë është angazhuar prej vitesh në zgjerimin dhe thellimin e kulturës financiare të publikut në vend, përmes aktiviteteve dhe botimeve edukative, si dhe Muzeut të saj. Muzeu i Bankës së Shqipërisë përfaqëson edhe një destinacion të ri turistik në zemër të Tiranës, si dhe një qendër të përhershme informacioni, ku publiku i gjerë mund të mësojë më shumë mbi të gjitha aspektet e parasë dhe të ekonomisë, si dhe të kuptojë më mirë funksionin e Bankës Qendrore.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë u inaugurua më 30 tetor 2015, si një ndërthurje midis muzeales dhe didaktikes. Ai ndodhet brenda ndërtesës së bankës qendrore në sheshin kryesor të kryeqytetit dhe shtrihet në dy kate, ku secili është konceptuar si një hapësirë e pavarur nga tjetra.

Hyrja është falas.
Për të hyrë në Bankë, duhet një dokument identifikimi.

Adresa: sheshi “Skënderbej”, nr. 1, Tiranë (hyrja nga krahu i rrugës “Ibrahim Rugova”).

Oraret e hapjes
E martë:
 09:00-15:00
E mërkurë: 09:00-15:00
E enjte: 09:00-15:00

Burimi:www.bankofalbania.org/ Përshtati për ALVA: V. D.