
Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL
Na duhet një Anton Çetë
Na duhet një Anton Çetë ne ditët tona karvanore
Të shohim sy më sy vetveten në pasqyrën e pagabuar
Të shembim pa u lodhuir gardhijet e ferrat ndër troje
Të shtrijmë ëmbëlsht dorën me fjalën e mençuruar.
Na duhet një Anton Çetë si ëndrra që troket te porta
Të heshtim para marrisë që hap arkivole
E vargu i ditëve tona të mos jetë qerre pa rrota
E balta e udhëve të bëhet lule qumështore
Tel i violinës të mbesë në shpirt i pakëputur
E Kulla e Ngujimit të mbesë veç Muze në kohë
Në dorën e lunushme të tij uleshin pëllumbat
Në fjalën shërimtare paqja thurte kurorë.
E kur të skuqin udhët më fort se muzgjet e territ
E magjja e sofra të mbesën ( oh!) pa miellin e bardhë
Do kërkojmë Anton Çetën fjalë mentar me hark ylberi
Të na rizgjojë besën e të zgjidhim nyjen në litar
Na duhet, bre, një Anton Çetë!!
Prishtinë, 23. 11.2013