Nënë Tereza nuk ishte një njeri i jashtëzakonshëm, ishte puna dhe vepra që ajo lartësoi me pasion dhe përkushtim, durim dhe devocion, që e ka ngritur emrin dhe vlerësimin për të në atë qiell mirënjohjeje, të cilit i blatojmë përulësisht besimin tonë.
NËNË TEREZA “MË E MIRA JOTE”
Njeriu është i palogjikshëm, egocentrik:
s’ka rëndësi, duaje.
Nëse bën të mira, të tjerët do thonë se i bën për egoizëm:
s’ka rëndësi, bëji.
Nëse, që të realizosh objektivat e tua, do hasësh pengesa:
s’ka rëndësi, kaloji.
E mira që ti bën, ndoshta nesër do harrohet:
s’ka rëndësi, bëje.
Ndershmëria dhe sinqeriteti, të bëjnë të ndihesh i papranueshëm:
s’ka rëndësi, ji i ndershëm dhe i sinqertë.
Ajo që ke ndërtuar, mund të shkatërrohet një ditë:
s’ka rëndësi, ndërtoje.
Njerëzit që ke ndihmuar, ndoshta nuk do të ta dinë:
s’ka rëndësi, ndihmoji.
Duke i dhënë botës më të mirën tënde, ndoshta do jesh i përbuzur:
s’ka rendësi…
JEP MË TË MIRËN TËNDE
Alva.Foto /PASHK PERVATHI SHEN TEREZA
Kjo foto ështe e drejtë eksluzive për ALVA.AL… dhe do të jesh i shpërblyer
Piktura:Pashk Përvathi
Artikulli:Albert Vataj