Nga vjen kjo muzikë?

Vjen nga takimi i petaleve në lulet,

atje ku ndeshja e dy zhuzhakëve të kaltër

atje ku kodra zë ulet;

po vjen dhe nga rënia e vesës,

veçse kjo ndodh kur nata është e kristaltë

dhe pakëz e freskët.

 

Nga vjen kjo muzikë?

Vjen nga zërat e mijërave karkalecëve, 

e mijëra bulkthëve, 

që shkojnë si krushq në dasmë

të marrin nusen me nuseve,

se ndofta për dasëm është shënuar kjo natë.

 

Nga vjen kjo muzikë?

Vjen nga fërkimi i pluhurit të yjeve, 

pluhur që tokën spërkat si shi i padukshëm

sipër shtëpive, arave dhe pyjeve,

që s’është aspak si shirat e bujshëm;

vjen nga gjoksi i deteve

që guduliset nga kurrizet e balenave dhe anijeve

dhe kruhet prej oktapodëve dhe peshqve,

prej gaforreve, breshkave dhe kërminjve.

Dritëro Agolli

 

 

 

Artikulli paraprakPoezia “Flamuri” nga Faik Konica
Artikulli tjetërBanka e Shqipërisë