Numri i dëshmorëve të rënë gjatë periudhës të rilindjes kombëtare  dhe luftrave  për pavarësi (1840-1912), nuk është saktësisht i njohur. Shumica e të vrarëve gjatë kësaj periudhe u njohën si dëshmorë të Atdheut mbas viteve 70, dhe ekzistonin shumë pak të dhëna për veprimtarinë e tyre.

  • 19 nga dëshmorët e periudhës 1840-1912 janë shpallur Heronj te Popullit;
  • 6 nga dëshmorët e Luftës të Vlorës 1920 janë shpallur gjithashtu Heronj të Popullit;
  • 12 dëshmorë te rënë gjatë qëndresës kundër pushtimit italian më 9 Prill 1939;
  • 9.470 dëshmorë të vrarë në luftim kundër pushtuesve nazifashistë;
  • 6.436 të pushkatuar nga nazifashitët e bashkëpunëtorët e tyre;
  • 13.200 të ekzekutuar nga nazifashistët në kampet e përqendrimit në Gjermani, Itali, Prishtinë etj.;
  • Për arsye politike Shteti Shqiptar nuk njohu asnjëherë Luftëtarët e UÇK-së si dëshmorë të Atdheut. Ato njihen në Shtetin e ri të Kosovës si të tillë. Por çdo shqiptar njeh si Dëshmorë të Kombit edhe 2.070 djemtë dhe vajzat e rënë gjatë luftarëve të UÇKs për çlirimin e Kosovës (1997-1999),  Preshevës (1999-2000) si dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni (2001).
  • 500 efektiv të forcave të kufirit (sot Policia e Kufirit);
  • 39 Pilotë të Aviacionit Luftarak;
  • 238 Efektivë të Policisë të Shtetit;
  • Mbi 80 oficerë dhe ushtarë të Ushtrisë Shqiptare.

Dëshirojmë të falenderojmë këtu kolonelin në rezervë, zotin Halil Katana kryeredaktor i revistës Pavdekësia, për të gjitha të dhënat që na disponoi.

Burimi:https://albanians.gr Gaston Sanxhaku/ Përshtati për ALVA: J. H.