o nderi i shekullit tend/Kjo foto është e drejtë ekskluzive për ALVA.AL

RONSARD, Pierre de, (1524-1585)
Sonet në librin e Lavardinit “Histori e Gjergj Kastriotit, të mbiquajtur Skënderbe, mbret i Shqipërisë”  

O nder i shekullit tënd!

O shqiptar prej fatit sjellë!

Epiri veç në kuaj është i pasur,

Të aftë çmimin për t’ia zhvatë zemrës Olimpiane;

Pale në burra luftëtarë, gjak i lashtë i të cilëve,

Krenohet që del i guximtë, prej trimit Akil.

Pirron kam për dëshmitar që shfarosi plot qytete,

E për varr pati murin e lashtë argjin,

Dhe Skënderbeun, fitimtar ndaj popullit skit,

Që nga tërë Azia dëboi Ungjillë.

O nder i shekullit tënd! O shqiptar prej fatit sjellë!

Dora tënde, turqit mundi plot njëzet e dy herë,

Tmerr i radhëve të tyre, llahtarë e kështjellave të tyre;

Dhe prapë, i vdekur do ishe, prej fatit përpirë,

Sikur vepër fort e zgjuar e të diçmit Lavardin,

S’do kish ringritur bëmat e tua, vdekjen tek ta mposhti.

Artikulli paraprakDimri – Ismail Kadare
Artikulli tjetërAlba Bajrami,bukuroshja çame Miss Shqipëria 2018