Në qendër të qytetit ndodhet një monument që është ngritur në kujtim dhe ndërtim të ngjarjes së rëndësishme që ndodhi në Lezhë në 2 Mars 1444. Në këtë datë heroi ynë Kombëtar mblodhi në këtë qytet, zotërimin venedikas, shumicën e krerëve feudal shqiptarë, për ti bashkuar në luftën kundër perandorisë osmane. Kuvend i Lezhës bashkoi forcat e shqiptarëve dhe emëroi Skënderbeun si udhëheqës ushtarak të tyre. Kuvendi i Lezhës qe forma e parë e bashkimit juridik të princërve shqiptarë, duke kapërcyer cilësisht nga epoka e principatave të veçanta në epokën e bashkimit dhe njësisë së kombit shqiptarë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje të veçantë është ndërtuar Obelisku në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Më 2 Mars të çdo viti, Bashkia, banorët e Lezhës dhe personalitete të larta shtetërore nderojnë dhe përkujtojnë me respekt përvjetorët e kësaj ngjarjeje më rëndësi të madhe kombëtare.
Burimi: www.lezha.gov.al/