Latest Posts

Pas 567 viteve rikthehet në kështjellën e Kaninës “Dasma e Skënderbeut”

Në kështjellën e Kaninës më 22 prill ka dasmë të madhe shqiptare. Fate Velaj, rikthen për kombin shqiptar pas 567 viteve “Dasmën e Skënderbeut”.

Kjo gjë është bërë e ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku është treguar se në këtë dasmë do të jenë pjesëmarrës delegacioni prej 60 vetash të ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është edhe Loris Castriota Scanderbeg.

Krejt kjo madhështi do të organizohet në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike “Kanina”, me Lëvizjen “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe Bashkinë e Vlorës.

Në vijim ju sjellim të plotë publikimin nga Fate Velaj, ku thuhet se po realizon ëndrrën e tij me organizimin e kësaj dasme.

“Në datën 22 prill 2018, ditën e dielë, ora 12:00, në Kështjellën e Kaninës, Deputeti dhe djali i Kaninës, Fate Velaj, realizon një ëndërr të tij të vjetër. Në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike “Kanina”, si dhe me Lëvizjen “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe Bashkinë e Vlorës, do të organizohet për herë të parë në histori, “DASMA E SKËNDERBEUT”, ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë. Me pjesëmarrjen e një delegacioni prej 60 vetash, ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është dhe Loris Castriota Scanderbeg – stërnipi i Gjergj Kastriotit, do të festohet 567 vjetori i dasmës më historike të kombit shqiptar si dhe 590 vjetori i lindjes së Donika Gjergj Arianitit në Kaninë. Festimeve do i bashkohen dhe grupi polifonik i Kaninës, ansambli i këngëve dhe valleve të Vlorës si dhe miq e dashamirës nga trevat shqiptare.
Ejani ta kthejmë këtë ditë një festë të përvitshme! Ta kthejmë Kaninën aty ku e ka vendin e saj në histori. Brezat që do vijnë, do na jenë mirënjohës. Mbas festimeve të Kaninës, do të nisemi për te Manastiri i Ardenicës, aty ku Skënderbeu dhe Donika kurorëzuan martesēn e tyre në kishë”, shkruan Velaj në Facebook.

Programi tre ditorë i kësaj dasme të madhe, ku nga Durrësi do të nisen dasmorët me Gjergj Kastriotin në krye për të marrë nuse Donikën.

“Vallja e Fitores”, më 21-23 prill 2018. Rikthimi i Bijve të Shqipes në Folenë e Shqiponjave.

Dita e parë: Nga Durrësi shkojmë te kështjella e Prezës. Në Lezhë, homazh te Vendvarrimi i Mbretit Arbëror, Gjergj Kastrioti. Festimi kulmon te kështjella legjendare në Krujë.

Dita e dytë: Nga Durrësi nisen dasmorët me Gjergj Kastriotin në krye të marrin nuse Donikën, bijën e Gjergj Arianitit dhe Marie Muzakës në Kaninë. Përkujtojmë në kështjellën e Kaninës 590 vjetorin e lindjes të vashës, që u lind, u rrit dhe doli nuse nga kjo derë e madhe Arbërore në moshën 23 vjeçare. Te Manastiri i Ardenicës kryhen ritualet martesore nga vendi, ku u pagëzua e u kurorëzua Donika. Çifti mbjell pemën e Ullirit.

Dita e tretë: Nga Durrësi shkojmë në Tiranë. Në orën 11:00 nis parakalimi madhështor nga sheshi Nënë Tereza e përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit. Ora 12:00, vizitë te Bashkia e Tiranës, ku arbëreshët mirëpriten nga Kryebashkiaku dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë. Më pas deri në orën 14:00, koncert festiv te sheshi i Heroit Gjergj Kastrioti.

Burimi: KultPlus.com/ Përshtati për ALVA:J. H.
 
Përdorimi dhe botimi i lajmeve dhe informacioneve të ndryshme mund të bëhet vetëm me kusht që autorësia të ruhet dhe të vendoset në mënyrë të qartë burimi i lajmit dhe materialit nga www.alva.al. Çfarëdo kundërveprimi në këtë drejtim do të bëhet subjekt i procedurave përkatëse.
Ndaje këtë informacion dhe me miqtë në

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

[tdn_block_newsletter_subscribe title_text="Stay in touch" description="VG8gYmUgdXBkYXRlZCB3aXRoIGFsbCB0aGUgbGF0ZXN0IG5ld3MsIG9mZmVycyBhbmQgc3BlY2lhbCBhbm5vdW5jZW1lbnRzLg==" input_placeholder="Email address" tds_newsletter2-image="5" tds_newsletter2-image_bg_color="#c3ecff" tds_newsletter3-input_bar_display="row" tds_newsletter4-image="6" tds_newsletter4-image_bg_color="#fffbcf" tds_newsletter4-btn_bg_color="#f3b700" tds_newsletter4-check_accent="#f3b700" tds_newsletter5-tdicon="tdc-font-fa tdc-font-fa-envelope-o" tds_newsletter5-btn_bg_color="#000000" tds_newsletter5-btn_bg_color_hover="#4db2ec" tds_newsletter5-check_accent="#000000" tds_newsletter6-input_bar_display="row" tds_newsletter6-btn_bg_color="#da1414" tds_newsletter6-check_accent="#da1414" tds_newsletter7-image="7" tds_newsletter7-btn_bg_color="#1c69ad" tds_newsletter7-check_accent="#1c69ad" tds_newsletter7-f_title_font_size="20" tds_newsletter7-f_title_font_line_height="28px" tds_newsletter8-input_bar_display="row" tds_newsletter8-btn_bg_color="#00649e" tds_newsletter8-btn_bg_color_hover="#21709e" tds_newsletter8-check_accent="#00649e" embedded_form_code="JTNDIS0tJTIwQmVnaW4lMjBNYWlsQ2hpbXAlMjBTaWdudXAlMjBGb3JtJTIwLS0lM0UlMEElMEElM0Nmb3JtJTIwYWN0aW9uJTNEJTIyaHR0cHMlM0ElMkYlMkZ0YWdkaXYudXMxNi5saXN0LW1hbmFnZS5jb20lMkZzdWJzY3JpYmUlMkZwb3N0JTNGdSUzRDZlYmQzMWU5NGNjYzVhZGRkYmZhZGFhNTUlMjZhbXAlM0JpZCUzRGVkODQwMzZmNGMlMjIlMjBtZXRob2QlM0QlMjJwb3N0JTIyJTIwaWQlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMG5hbWUlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMGNsYXNzJTNEJTIydmFsaWRhdGUlMjIlMjB0YXJnZXQlM0QlMjJfYmxhbmslMjIlMjBub3ZhbGlkYXRlJTNFJTNDJTJGZm9ybSUzRSUwQSUwQSUzQyEtLUVuZCUyMG1jX2VtYmVkX3NpZ251cC0tJTNF" descr_space="eyJhbGwiOiIxNSIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE1In0=" tds_newsletter="tds_newsletter3" tds_newsletter3-all_border_width="0" btn_text="Sign up" tds_newsletter3-btn_bg_color="#ea1717" tds_newsletter3-btn_bg_color_hover="#000000" tds_newsletter3-btn_border_size="0" tdc_css="eyJhbGwiOnsibWFyZ2luLWJvdHRvbSI6IjAiLCJiYWNrZ3JvdW5kLWNvbG9yIjoiI2E3ZTBlNSIsImRpc3BsYXkiOiIifSwicG9ydHJhaXQiOnsiZGlzcGxheSI6IiJ9LCJwb3J0cmFpdF9tYXhfd2lkdGgiOjEwMTgsInBvcnRyYWl0X21pbl93aWR0aCI6NzY4fQ==" tds_newsletter3-input_border_size="0" tds_newsletter3-f_title_font_family="445" tds_newsletter3-f_title_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_descr_font_family="394" tds_newsletter3-f_descr_font_size="eyJhbGwiOiIxMiIsInBvcnRyYWl0IjoiMTEifQ==" tds_newsletter3-f_descr_font_line_height="eyJhbGwiOiIxLjYiLCJwb3J0cmFpdCI6IjEuNCJ9" tds_newsletter3-title_color="#000000" tds_newsletter3-description_color="#000000" tds_newsletter3-f_title_font_weight="600" tds_newsletter3-f_title_font_size="eyJhbGwiOiIyMCIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE4IiwicG9ydHJhaXQiOiIxNiJ9" tds_newsletter3-f_input_font_family="394" tds_newsletter3-f_btn_font_family="" tds_newsletter3-f_btn_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_title_font_line_height="1" title_space="eyJsYW5kc2NhcGUiOiIxMCJ9"]