Profesori i nderuar Sazan Guri në bashkëpunim me studion e tij dhe njësinë e shitjes së kompjuterave “Euroilform” mundësuan menjëherë pas pushimeve të Vitit të Ri organizimin e dhurimit të ndihmave të mbledhura, për shkollën e mesme në Klos, Burrel. Para një viti me kolegun e tij Aulon Kalaja i dhuruan kësaj shkolle, një laborator pothuajse të plotë kimie, me anë të biznesmenit Llambro, dhe pas një viti kthehen sërish me ndihmat e premtuara dhe premtinin e mbajtur.

U mundësuan katër kompjutera, dy printera, një televizor me ngjyra, dhe me anë të Pastor Akilit, tetë dengje me rroba të reja, si dhe me anë të Marlotekst Berat (Gaz Toska) gjashtë palë çarçaf.

Në postimin e tij në facebook profesor Sazani shkruan:”Duket sikur ata diçka morën, po më shumë morën këta që dhanë. Shumë e bukur si ndjesi. “

Ai e përfundon shkrimin e tij me falenderimin ndaj nxënësve, profesorëve të gjimnazit, drejtoreshën, bizneseve që e bënë të mundur këtë bashkëpunim.