PËRKUJTOHET AGIM RAMADANI “KATANA”, “FENIKSI”, NË 20 VJETORIN E RËNIES HEROIKE – PËR TË MOS VDEKUR KURRË!
Agim Ramadani lindi më 3 Maj 1966 në Zhegër të Gjilanit. Vdiq heroikisht më 11 Prill 1999 te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, gjatë Betejës së Koshares, pas thyerjes së kufirit dhe depërtimit në anën e Kosovës.
Agimi me profesion ishte: Shkrimtar, Piktor, Epror ushtarak, Komandant në UÇK.
Ra dëshmor, u shpall “Hero i Kombit”.
LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË DËSHMORIT –

“HEROIT TË KOMBIT” – AGIM RAMADANI!

“M’u shterrshin sytë nëse pushoj

lirinë tënde me ëndërrue

mallkue qoftë gjaku im

nëse m’vrasin pa luftue”

Lavdi përjetë!

Burimi:Jakup Reka / Elida Jorgoni