Latest Posts

Karikaturisti & intelektuali i njohur nga Preveza e Çamërisë, Ali Dino (1890-1938)

Ali Dino Bej është një nga karikaturistët më të famshëm në Greqi i fillim shekullit të XX. Ai lindi në Prevezë më 1890 në një familje shqiptare, e cila ishte e pasur dhe që i takonte rangut të lartë në Perandorinë Osmane. Gjyshi i tij ishte Abedin Dino Bej dhe kishte shërbyer në disa poste të larta në Perandorinë Osmane si nënprefekt i Prevezës dhe i Artës, ministër i jashtëm i Perandorisë, Vali i Ankarasë, i Mesdheu e plot detyra të larta politike. Abedin Dino ka dhënë edhe një kontribut të madh kombëtar. Ali Ekrem Dino shkollën e mesme e kreu në Stamboll, gjimnazin francez dhe më tej u diplomua në Universitetin e Sorbonës në Paris në degën për Shkencat Politike.

Në vitin 1915 Ali Dino Bej u zgjodh deputet i Qarkut të Prevezës në Kuvendin e Greqisë deri në vitin 1917. Më tej, konkuroi për deputet në vitin 1926 si i pavarur, por nuk fitoi. Edhe pse humbi disa herë Ali Dino nuk u ndal. Në vitin 1932 do të garonte për deputet sërish, por këtë herë me Partinë Agrare dhe Punëtore në zonën e Prevezës, ku nuk ia doli dot.

Ali Dino, Karikaturë viti 1917.

Bashkë me shqiptarë të tjerë të besimit ortodoks Ali Dino Bej me Karapanon, Kondulin, Palin, Sulitotin, e të tjerë themeluan më 1926, Lidhjen Greko-Shqiptare. Ishte anëtar themelues i “Lidhjes së Redaktorëve”, po ashtu edhe i “Lidhjes së Skicografëve”, në të cilën u bë edhe kryetar, gjithashtu edhe arkëtar i “Lidhjes së Shoqatave të Artit Figurativ” e drejtor i përgjithshëm financiar i “Streha e Letrave dhe Arteve”. Shumë prej karikaturave të tij u botuan në shtypin grek të kohës, u hapën ekspozita me karikatura me ngjyra. Më 1 nëntor 1938, nga një sëmundje e rëndë vdes në moshën 48 vjeçare politikani, karikaturisti dhe intelektuali i njohur nga Preveza e Çamërisë, Ali Dino.

Shkrimtari i njohur francez i viteve 1930, Pol Nor, do të shkruante për Ali Dino Beun: “Zemra nuk harron kurrë dhe në zemrën time, Ali Dino ka një vend të ngrohtë. Ky artist i madh dhe me një shpirt të ri, kishte një talent të pakufishëm. Ishte një karikaturist me një penë të lehtë që jetoi në gazetarinë athinase të humorit, të cilës i shërbeu për shumë kohë. Ali Dino jetoi në të njëjtën kohë në shoqërinë e mjeshtërve të tjerë të karikaturës si Spahis, Kostanaqis, Sofo, Mavriolakis, Nuar Geivelis; Bezos, Nomikos, Fokos Dhimitriadhis, Korojanaqis, e të tjerë, që i zbavisnin lexuesit tanë për të çliruar energjitë e tyre në një kohë që mjetet e tjera të humorit si radio, televizioni, nuk ekzistonin ende.”                                                                                              

Manos 1919

Do të kalonin shumë vite që figura e këtij artisti të vlerësohej lart në Greqi, kjo për faktin, sepse ai nuk ishte grek, por shqiptar i Çamërisë. Në vitin 1993, kur ishte kryetar bashkie Niko Januli, Bashkia e Prevezës dhe Biblioteka Publike e qytetit paraqitën një album për Ali Dinon, me titull: “Ali Dino beu, skicograf (1890-1938)”, me parathënie të shkruar nga Kosta Mitropullο, i cili përfshinte të gjitha veprat e koleksionit të bijës së vetme të tij, Saffet Maria Sofia Dino-Mavromati. Ai falënderonte zonjën Saffet Maria Sofia, duke thënë: “…nuk i detyrohemi vetëm ruajtjen e kësaj vepre, por edhe botimin e saj, pasi megjithëse kishin kaluar pothuajse 50 vjet, prevezasit nuk do ta kishin kujtuar, në qoftë se nuk do të ishte përherë e buzëqeshura dhe e armatosura me shumë këmbëngulje…”

Ali Dino, autoportret

Sido që të jetë figura e karikaturistit shqiptar nga Çamëria Ali Dino Beu mbetet e nderuar, sepse është themeluesi dhe numri një i karikaturistëve në Greqi.

Burimi:www.27.al – Arben Llalla / Përgatiti për ALVA – V. D.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

[tdn_block_newsletter_subscribe title_text="Stay in touch" description="VG8gYmUgdXBkYXRlZCB3aXRoIGFsbCB0aGUgbGF0ZXN0IG5ld3MsIG9mZmVycyBhbmQgc3BlY2lhbCBhbm5vdW5jZW1lbnRzLg==" input_placeholder="Email address" tds_newsletter2-image="5" tds_newsletter2-image_bg_color="#c3ecff" tds_newsletter3-input_bar_display="row" tds_newsletter4-image="6" tds_newsletter4-image_bg_color="#fffbcf" tds_newsletter4-btn_bg_color="#f3b700" tds_newsletter4-check_accent="#f3b700" tds_newsletter5-tdicon="tdc-font-fa tdc-font-fa-envelope-o" tds_newsletter5-btn_bg_color="#000000" tds_newsletter5-btn_bg_color_hover="#4db2ec" tds_newsletter5-check_accent="#000000" tds_newsletter6-input_bar_display="row" tds_newsletter6-btn_bg_color="#da1414" tds_newsletter6-check_accent="#da1414" tds_newsletter7-image="7" tds_newsletter7-btn_bg_color="#1c69ad" tds_newsletter7-check_accent="#1c69ad" tds_newsletter7-f_title_font_size="20" tds_newsletter7-f_title_font_line_height="28px" tds_newsletter8-input_bar_display="row" tds_newsletter8-btn_bg_color="#00649e" tds_newsletter8-btn_bg_color_hover="#21709e" tds_newsletter8-check_accent="#00649e" embedded_form_code="JTNDIS0tJTIwQmVnaW4lMjBNYWlsQ2hpbXAlMjBTaWdudXAlMjBGb3JtJTIwLS0lM0UlMEElMEElM0Nmb3JtJTIwYWN0aW9uJTNEJTIyaHR0cHMlM0ElMkYlMkZ0YWdkaXYudXMxNi5saXN0LW1hbmFnZS5jb20lMkZzdWJzY3JpYmUlMkZwb3N0JTNGdSUzRDZlYmQzMWU5NGNjYzVhZGRkYmZhZGFhNTUlMjZhbXAlM0JpZCUzRGVkODQwMzZmNGMlMjIlMjBtZXRob2QlM0QlMjJwb3N0JTIyJTIwaWQlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMG5hbWUlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMGNsYXNzJTNEJTIydmFsaWRhdGUlMjIlMjB0YXJnZXQlM0QlMjJfYmxhbmslMjIlMjBub3ZhbGlkYXRlJTNFJTNDJTJGZm9ybSUzRSUwQSUwQSUzQyEtLUVuZCUyMG1jX2VtYmVkX3NpZ251cC0tJTNF" descr_space="eyJhbGwiOiIxNSIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE1In0=" tds_newsletter="tds_newsletter3" tds_newsletter3-all_border_width="0" btn_text="Sign up" tds_newsletter3-btn_bg_color="#ea1717" tds_newsletter3-btn_bg_color_hover="#000000" tds_newsletter3-btn_border_size="0" tdc_css="eyJhbGwiOnsibWFyZ2luLWJvdHRvbSI6IjAiLCJiYWNrZ3JvdW5kLWNvbG9yIjoiI2E3ZTBlNSIsImRpc3BsYXkiOiIifSwicG9ydHJhaXQiOnsiZGlzcGxheSI6IiJ9LCJwb3J0cmFpdF9tYXhfd2lkdGgiOjEwMTgsInBvcnRyYWl0X21pbl93aWR0aCI6NzY4fQ==" tds_newsletter3-input_border_size="0" tds_newsletter3-f_title_font_family="445" tds_newsletter3-f_title_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_descr_font_family="394" tds_newsletter3-f_descr_font_size="eyJhbGwiOiIxMiIsInBvcnRyYWl0IjoiMTEifQ==" tds_newsletter3-f_descr_font_line_height="eyJhbGwiOiIxLjYiLCJwb3J0cmFpdCI6IjEuNCJ9" tds_newsletter3-title_color="#000000" tds_newsletter3-description_color="#000000" tds_newsletter3-f_title_font_weight="600" tds_newsletter3-f_title_font_size="eyJhbGwiOiIyMCIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE4IiwicG9ydHJhaXQiOiIxNiJ9" tds_newsletter3-f_input_font_family="394" tds_newsletter3-f_btn_font_family="" tds_newsletter3-f_btn_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_title_font_line_height="1" title_space="eyJsYW5kc2NhcGUiOiIxMCJ9"]